Basha shigjeton Berishën: Ata që ishin sot dhe dje, i lidhte vetëm karrigia, e kanë rrjepur PD, duhet të ishin në burg

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha nuk e ka përjashtuar mundësinë e një proteste për dy çështje me rëndësi, si inceneratorët dhe publikimi i listës me emrat e tatimpaguesve, ku jepen të dhëna të tyre personale.

Madje ai ashpërsoi gjuhën duke shigjetuar kështu ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërsa theksoi se ka pasur shumë personazhe në PD që e kanë pasur mendjen te karrigia. Ndonëse ai nuk përmendi emra, Basha tha se këta persona duhet madje të ishin në burg.

“Çdo përpjekje për të keqkuptuar demokracinë do të marr përgjigje që meriton. Shqiptarët janë zot të fatit të tyre. Ti e ndjen që duhet të protestosh sot?! Atëherë pse nuk proteston. Opozita do të udhëheq të gjitha protestat. Ku e di ti që nuk do të bëhet protestë për këtë. Ky është truk aspak evropian. për të hequr vëmendjen. Nuk është opozita problemi, por një qeveri që ka kapur gjithçka. Opozita është në detyrën e saj, ka thirrur dhe do të thërrasë protestë. Këtu janë vjedhur të dhënat e të gjithë qytetarëve, jo të opozitës. Shumë media prodhojnë sondazhe false për inceneratorët. Punësojnë çirakë të trekëndëshit të Bermudës, dhe i japin spektakël hijes ë të shkuarës. Mungesa e transparencës, shfokusimi i vëmendjes publike, është i qëllimshëm. Mediat mos t’ia ndajnë vëmendjen këtyre dy problemeve. Ata që ishin sot dhe dje, i lidhte vetëm karrigia. Ata janë hajdutë që e kanë rrjepur PD, janë të korruptuar, e kanë vendin në burg, bashkë me kolegët e tyre të PS, po të funksionojë drejtësia. Jemi të hapur për çdo hetim, dhe për pjesën tonë të fajin. Janë vjedhur të dhënat personale për t’i përdorur PS, Edi Rama. Sot ato plastmase e pexhikllazit duhet të jenë me ministra sotme, dhe kryeministri duhet ë ishte dorëhequr. Të gjithë të bëhemi bashkë të bëjmë detyrën tonë. Opozita do të bëjë detyrën e saj. ju mendoni se opozita po pengon protesta. Ata që mendojnë se do të zgjidhin gjithçka me një protestë, gënjejnë. Ata madje janë gënjeshtar dhe pjesëmarrës në këto çështje.
Nuk duhet ti ndaheni hajdutëve kur ju dalin në konferenca për shtyp ku ju bëjnë panaire dhe kotësira. Vërjani mikrofonin. Mund të ecim para kështu. Jemi të hapur për çdo bashkëpunim.”, tha Basha.