Basha- Rames :”Të varfrit i fut në burg për një faturë, oligarkëve u rri gati tu”

Kryetari i Partisë Demokratike i është përgjigjur ‘flakë për flakë’ kryeministri Edi Rama sa i takon kryefjalës së diskutimit të sotëm, ndihma ekonomike.

Nga foltorja e Kuvendit Basha theksoi se nuk e ka fajin opozita se Rama hoqi nga lista e ndihmës ekonomike 30 mijë familje. Madje ai u ndal edhe tek ironia e Ramës se Basha i përdor disa prej të përjashtuarve nga ndihma ekonomike për të mbledhur ndihma për të dalë fotografi me të pasurit. Sipas Bashës, fakti që ai del në foto me këto familje, s’do të thotë se zgjidhet problemi.

“Opozita kërkoi që në momentin e parë bërjen publike pse u larguan 30 mijë familje shqiptare nga skema e ndihëm ekonomike. Me një të rënë të lapsit, pa asnjë transparencë, u hoqi bukën shumë familjeve. Nuk ka shqiptar që mund të kuptoj se papunësia nuk zgjidhet duke dalë kryetari i opozitës në foto me ta. Kjo çështje nuk mund të zgjidhet me kacafytje me opozitën. Preokupimi i Ramës është që ta hedhë fajin diku tjetër. Ndaj fajin e ka përsëri opozita. Nuk e ka ky, por opozita (Ironi). Vendi ndodhet në një krizë të thellë psikologjike dhe sociale, dhe morale. Ne nuk jemi këtu sot për të treguar motivet e mbrapshta të këtij akti kriminal, por për të thënë të vërtetën. Banka Botërore një javë më parë theksoi se 70 % e shqiptarëve ishin përjashtuar nga skema. Kjo është e vërteta. Dhe para se të vije këtu ke dy raporte të tjera. Shqipëria renditet e fundit në Europë në listën e indeksit të Lumturisë. Treguesit marrin të ardhurat për frymë, lirinë për të bërë zgjedhjet në jetë. Pasi dilja në foto, t’i nisje servilët e tu. E ke futur ekonominë ne kolaps. Ju kujtojnë shqiptarëve se janë dembelë. Këta të koncensionarit të Fierit, Elbasanit dhe Tiranës, që marrin paratë pa punuar fare, ça janë? Ky është mbështetësi më i madh i dembelizmit dhe parazitizmit në Shqipëri. Ka bërë kontrata me shokët e tij. Të varfrit i fut në burg për një faturë, ndërsa oligarkëve u rri ‘gati tu”, tha Basha