Basha, Ramës: Ndërprit konçensionet, ministrin e ke në konflikt interesi

Kryetari i PD-së Lulzim Basha i ka bërë një konkrete konkrete, direkte Kryeministrit Edi Rama nga selia e PD, që të ndërpresë menjëherë pagesat miliona euroshe për çdo koncensionar, përjashtuar atë të Dializës, pasi i kujtoi se edhe vetë ministri përgjegjës për to eshte në konflikt të hapur interesi.

Basha e përqëndroi fjalën këtë radhë tek mbështetja financiare për të cilën ka nevojë shoqëria shqiptare dhe nuk e denoncoi me emër ministrin në fjalë: ”…Dhe këtu kam një kërkese konktrete për Kryeministrin: Ministri i ngarkuar për këtë portofol është në konflikt të hapur interesi. Nuk është koha këtu për të treguar pse, qysh, tek, e di fare mirë.”

“Çfarë ka kaluar, ka kaluar! Më mirë vonë se kurrë! Ndaj thirrja ime është të veprohet menjëherë: Likuiditet menjëherë për të gjithë njerëzit dhe faktorët ekonomikë ën nevojë, që do të thotë të ndalet rrjedhja e parave të taksapaguesve shqiptare e cash-it, në çdo drejtim tjetër; të ndalet çdo shpenzim tjetër dhe të gjithë paratë e shqiptarëve të shkojnë në këto tre drejtime:

Drejtimi i parë, mbështetje totale për shëndetësinë duke rritur numrin e testimeve është prioritet absolut.

Drejtimi i dytë: akti normativ i pamjaftueshëm që nuk mbulon as 1/3 e nevojave, as për biznesin, as për nejrëzit në ndihmë ekonomike apo nevojë, as për të papunësuarit, të rishikohet menjëherë.

Së treti, të ndërpritet çdo shpenzim tjetër.

Është shumë vonë për qeverinë, megjithatë më mirë vonë se kurrë të ndërpresë 120 milionë euro kontrata.

E imagjinoni që në këtë muaj të paguani qindra milionë euro një kontrate aq korruptive dhe abuzive sa ç’është ajo e inceneratorëve?!

Kjo është e papërgjegjshme, të mos them kriminale. Dhe këtu kam një kërkese konkrete për Kryeministrin: Ministri i ngarkuar për këtë portofol është në konflikt të hapur interesi. Nuk është koha këtu për të treguar pse, qysh, tek, e di fare mirë. Të ndërpritet pagesa për çdo koncensionar. Hiq dializën që është prioritet shëndetësor, çdo koncesion tjetër është shpenzim luksi, për të mos thënë një aferë e hapur korruptive