Basha: Prishja e Teatrit Kombëtar, një akt i pastër lufte ndaj artistëve e qytetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar sot me artistët në selinë e PD nga ku ka deklaruar se çdo hap para për prishjen e Teatrit Kombëtar është një akt i pastër lufte.

“Rama dhe banda e tij sulen për të tjetërsuar Teatrin Kombëtar për të vjedhur këtë pasuri, për të shkatërruar. Edhe në kohë pandemie këta e kanë mendjen vetëm për të vjedhur. Këtë duan ta bëjnë në mënyrën më të dhunshme të mundshme. Aleanca dhe qytetarët janë përballur me dhunë ndërkohë që është diçka që i takon të gjithë qytetarëve. Çdo hap përpara për prishjen e Teatrit Kombëtar është një akt i pastër lufte ndaj artistëve e qytetarëve. I bëj thirrje demokratëve, mbështetësve të opozitës, të djathtëve e të majtëve.
Le ta presin zjarrin nga Surreli deri tek qendrat tregtare të oligarkëve dhe krimit të organizuar. Teatri është vija e kuqe”, u shpreh Basha.