Basha pi kafen e mëngjesit me gazetarët që mbulojnë opozitën 

Lulzim Basha ka zgjedhur që ta konsumojë kafen e mëngjesit me gazetarët që mbulojnë zhvillimet në Partinë Demokratike. Teksa grupi

Ndërkohë që lideri demokrat ndodhet me gazetarët, anëtarët e grupit të Rithemelimit mbërritën në PD, ku kanë gjetur sërish dyert e mbyllura. Basha është ulur në ambientet e jashtme të barit dhe ka ftuar dhe gazetarët e operatorët t’i bashkohen.

Ndërkohë, në godinën e selisë blu, janë bërë disa ndryshime. Në dritaret e katit të dytë janë vendosur banera të flamurit shqiptar dhe një baner tjetër gjigant ku shkruhet: “Partia Demokratike e Shqipërisë, zgjedhim të ardhmen!”

Ky slogan u përdor edhe gjatë Kuvendit Kombëtar të 18 dhjetorit, kuvend në të cilin u votuan disa ndryshime në statut. Ndërkohë, edhe në katin e parë dyert po izolohen me banera.