Basha: Përdorimi I demokratëvë si mburoje e interesave personale merr fund njeherë e përgjithmonë.

Momentalisht po zhvillohet mbledhja e planifikuar, ku kryedemokrati në fjalën e tij drejtuar kryetarëve të degëve ka theksuar se qëllimi kryesor ishte që partia Demokratike të dilte e bashkuar nga Kuvendi i lajmëruar nga ai vetë për t’u mbajtur më 18 dhjetor.

Ndër të tjera Basha u shpreh se beteja me njëro-tjetrin brenda partisë së PD nuk do i çonte asgjëkundi dhe vuri në dukje faktin se nga kjo gjendje përfitonte vetëm kryeministri Edi Rama.

“Rama është kundershtari yne i perbashket, pavarësisht cfare mendojmë në këtë situatë që po kalojmë. Beteja me njëri- tjetrin nuk na çon askund. I shërben vetëm Rames dhe patericave te tij, që po bëjnë gjithcka që beteja mes nesh të çojë në një ndarje të partisë. Ju jeni deshmitarë të kësaj “- tha Basha.

Kryetari i PD Lulzim Basha ngriti me kryetaret e degeve te PD shqetesimi per qendrimet e Sali Berishes, per të cilin tha se “nuk njeh asnje institucion te PD, nuk njeh asnje vendimmarrje.” Basha: Kjo histori e perdorimit te demokratëvë si mburoje e interesave personale te kujdo merr fund njehere e pergjithmone. Kryesia e Partisë Demokratike votoi për mbledhjen e Kuvendit legjitim. Sali Berisha thotë se prap nuk e njeh. Ku qëndron morali i statutit që me forcë ngre Sali Berisha? Cfarë po kërkon ai? Sali Berisha nuk e ka hallin te statuti Ai nuk njeh asnjë strukturë të Partisë, sepse qëllimi i tij është që partia të shndërrohet në një mburojë të tij përballë Shteteve të Bashkuara.

Basha: Pse nuk e përmend më Sali Berisha faktin me të cilin nisi foltoren, sepse nuk u votua në Kryesi? Sepse ky ishte një justifikim. Ja ku është vendimi i Kryesisë me 28 vota pro për mbledhjen e Kuvendit, dhe ai përsëri thotë s”e njoh. Është e qartë se sido që të merrej ai vendim, me cfarëdo votimi, Sali Berisha dëshmon se nuk do ta njihte. Sepse sot ai nuk njeh asnjë organ zyrtar te PD. “