Basha për Berishën: PD nuk bëhet avokat i askujt, të ndahemi nga e shkuara

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur në një takim ditën e sotme kongresmënet amerikanë me të cilët tha se ka folur kryesisht për vetingun e politikanëve që ka propuzuar PD.

Basha ka deklaruar në një konferencë për shtyp jashtë Selisë Blu se është një domosdoshmëri rikthimi i Shqipërisë në shinat e demokracisë.

Sipas Bashës, deri më tani asnjë politikan dhe asnjë bos të krimit, prandaj dhe me vetingun e politikanëve, SPAK ka mundësinë të tregojë veten.

Një nga pyetjet e gazetarëve ishte a i ka kërkuar kongresmenëve informacione për shpalljen non-grata të Berishës. Basha është përgjigjur thjesht se PD nuk do bëhet avokat personal i askujt.

Fjala e Bashes

Basha: Përfaqësuesit e lartë, me një delegacion të kryesuar nga senatorja republikane, së bashku me zyrtarë të lartë vizituan PD-në dhe na dhanë mundësinë për të shkëmbyer mbi gjendjen në Shqipëri dhe rajon. Domosshmëri rikthimi i vendit në shinat demokratike. Lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe bashkëpunimit me politiokën, ku shfaqën interes të veccantë mbi vetingun e politikanëve dhe zgjedhjet e lira e të ndershme. I gjithë rajoni sot po përjeton nevojë të ngutshme për të rikthyer shoqeritë në shinat e legjitimitetit demokratik. Ky është produkt i autokratëve të Ballkanit që kanë shkatërruar bazat e bashkëjeteses demokratike, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndersshme. Për të treguar vendosmërinë tonë për politikanë të pastër që u shërbejnë interesave të qytetarëve. Pata mundësinë t’i shpejgoj si përmes vetingut të politikanëve që të plotësojmë atë deficit që ndjejnë shqiptarët. Reforma në drtejtësi nuk ka dënuar asnjë politikan dhe asnjë bos të krimit. Ndaj vetingu i politikanëve ishte në fokur të bisedës dhe interesit të thellë me anëtarët e Kongresit dhe Senatit. Ishte delegacion bipartizian, ndonëse me dominancë e Republikanëve, simotra e DP-së. Është e rëndësishme që ne u pamë sy më sy mbi shqetësimet dhe prioritetet kryesore të PD-së.

Pyetje: A i keni lejuar të flasin deputetet ne mbledhje?

Basha: Është sajesë.

Pyetje: A kërkuat shpjegime për liderin historik që është shpallur i korruptuar?

Basha: Prania kaq e lartë e anëtarëve, ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të folur për prioritetet tona, që është ndarja nga e shkuara, nga korrupsioni që vijon të varfërojë shqiptarët dhe po zbraz vendin nga të aftët. Detyra ime ishte që aspiratat e demokratëve për t’i prirë një ndryshimi themelor të Shqipërisë, ti jepja zë prioriteteve. PD dhe unë nuk jemi dhe nuk mund të bëhemi avokat personal të askujt, duke filluar nga unë. Do të jemi avokatë për hallet e shqiptarëve. Jam siguruar nga ata se ne do kemi mbështetje të senatit dhe kongresit.