Basha: Patronazhistët do i gjejë belaja! Ahmetaj: T’u vini anash

Kryetari i PD, Lulzim Basha bësri një lloj kërcënimi ndaj patronazhistëve të PS që u angazhuan për të mbikëqyrur të dhënat e qytetarëve në zgjedhjet e 25 Prillit të këtij viti. Basha tha se raporti i ODIHR ishte i qartë dhe thoshte se kishte pasur parregullsi në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në këtë vit. Më tej kryedemokrati përmendi faktin se së shpejti, patronazhistët do të ishin aty ku e meritonin të ishin të ndëshkuar nga drejtësia.

Lulzim Basha: Shqipëria është shtet i kapur nga korrupsioni. Nuk është ndonjë shoqëri e bukur për të qenë. Ke të drejtë per dicka, sic e thotë raporti i ODIHR, këta patronazhistë do i gjejë belaja. DHE me paratë e tërmetit, apo shpërdorimi i lekëve të pandemisë, me gjitha këto prapë nuk ja dole vecse zgjate dhe ca gripa të tjerë jetën e kësaj qeverisje që shqiptarët e quajnë lemeri. Edhe më 25 prill me banditë, siç e thotë OSBE, jo unë. Me patronazhistët që i pret një fat ndryshe nga ai i sigurimit të shtetit. Nuk ia dole përveç se të zgjasësh jetën e kësaj fatkeqësie kombëtare, jemi këtu më shumë dhe më të fortë. Jo aty ku do ishim. Si e vetmja forcë politike me program. Ti nuk e dije çfarë ishte programi. Do të të çojmë aty ku e ke vendin. Së pari jashtë kësaj sallë. Pastaj kur t’i rriten kicat SPAK nga steroidet e vendit të Pfizer e Modernës, jo Sputnik, pastaj do ta tregojë pushteti i tretë. Më vjen mirë që i ndjek ngjarjet brenda familjes tonë me kërshëri.

Ndërkohë, zv.kryeministri Arben Ahmetaj reagoi për këto deklarata të Bashës duke i kërkuar mos të kërcënonte patronazhistët pasi sipas tij, ato janë zemra e zjarrtë e partisë Socialiste.

Arben Ahmetaj: Ça lexoni ju apo përfaqësoni zemrat e zjarrta që nuk iu votuan? Neto, ju sollën prapë në opozitë për shkak të të njëjtave arsyeve. Më vjen keq që iku kryetari. Durimi ka kufi, mirësjellja është në bazë të kësaj foltoreje. Por fjalët janë jodinjitozë. Kështu që…Kërcënuat patronazhistët. T’i vini anash! Janë zemrat e zjarrta që votuan PS. Ça do i tregoni në rrugë me grupet e armatosura. Të na vini anash. Do punojmë me