Basha nga Parlamenti: Asnjë nga derrat e kënaqur nuk e ndalin dot vetingun e politikanëve

Në seancën parlamentare të kësaj të hënë po flitet për rishikimin e buxhetit të vitit 2021. Kreu i opozitës në fjalën e tij ka folur për disa nga plagat që shqetësojnë shqiptarët sipas tij, si emigrimi i tërinjve, largimi i mjekëve dhe infermierëv, si edhe borxhet e mëdha që ka marrë qeveria Rama.

Sipas Bashës, i gjithë ky dëm që i bëhet popullit dhe vendit shkon në të mirë të qeverisë dhe një grushti personash të lidhur me ta, të cilët mund të largohen vetëm nëse shkëputet lidhja e politikës me botën e krimit.

Basha tha nga Foltorja e kuvendit se vetëm Vetingu i politikanëve i propozuar nga PD mund t’i japë fund kësaj lidhje që mban peng Shqipërinë, duke shtuar se Vetingun e politikanëve nuk e ndal dot asnjë ‘derr i kënaqur’.

Kreu i PD-së në fakt pati një kerkesë dhe për deputetët socialistë, të cilëve i tha se vëtëm ata nuk kanë si të mos votojnë pro vetingut të politikanëve, pasi janë ata që kanë bërë vetingun e policisë dhe noterëve, kshuqë s’kanë pse i shmangin vetingut të vetes së tyre.

Fjala e Bashës:

Dy ditë më parë, pak kujt mund t’i ketë shpëtuar që ky që që duhet të qëndrojë këtu duhet të ndalojë ikjen e shqiptarëve. U lexua qartë që nuk ka forcë të ndalojë ikjen e shqiptarëve. Pyetja që duhet të ngre sot është nëse realisht është e pamundur të ndalophet kjo katastrofë nga jugu në veri, lindje perëndi? Shohim shkolla që mbyllen, fshatra që zhduken. Të rinj dhe të reja që ikin ccdo ditë. Studentë që nuk duan të kthehehen. Një tkurrje alarmante që rrezikon shoqerinë tonë. Përgjigjen që ky që ulet mbrapa, e keni. Jo vetëm me fjalë sicc është shprehur dy ditë më parë, por edhe me vepra. Në 8 vite edhe pse ka rritur taksat, Edi Rama ka marrë borxh sa të gjtiha qeveritë shqiptare nga viti 1991 deri në vitin 2013. Miliarda lekë borxh që nuk përkthehen në shërbime më të mira për qytetarët. Miliarda lekë borxh në emër të shqiptarëve. Nuk shkuan për qytetarët dhe jo vetëm nuk e bënë shqipërinë një vend më të jetueshëm por në një vend që konkurron me shtetet në luftë civile për azilkërkim. Ku shkuan miliardat? Me këtë shtet të cilësuar si të kapur nga korrupsioni, shkuan te një grusht i vogël njerëzish të lidhur me këta mbrapa. Qe mjelin popullin edhe pse nuk kanë një diplomë nga Akademia e Bujqësisë, që tallen me popullin shqiptar. Jam i bindur që kjo jave më komisionet ju kanë lodhur me shifra, por dy miliardë euro për 7 kontrata të reja në PPP tregojnë qartë se prioritet vbazhdojnë të kenë shpërdorimin e parave të shqiptarëve në mënyrë të pacipë. Ngre supet kur e pyesin për largimin e shqiptarëve. Kjo ccmenduri me paratë e shqiptarëve, vendit më të varfër të Europës, kjo ccmenduri dhe babëzi, ka bërë që të eksportojmë shqiptarë, që u është mohuar një e ardhme më e mirë në vendin e tyre, dhe të importojmë hallexhinj nga cepat më të largët të biotës për të zëvendesuar binjtë dhe bijat shqiptare me skllevër moderne pa të drejta politike. Përgjigja e këtij që ulet mbrapa për rritjen e ccmimeve është ngritja e supeve. Pak problem për ta është largimi i të rinjve që godet ekonominë e vendit. Pas problem për ta që sistemi arsimor përballet me rënien e vazhdueshme të numrit të studentëve. Pak problem për ta është që rënia e lindjeve do godasi sistemin e pensioneve dhe sigurimeve shoqerore. Hallet e tyre jane koncesionet. Ju mjafton që zinxhiri i interesave të vazhdojë të qarkullojë miliarda euro. Kjo masakër me taksat e shqiptarëve nuk mund të ndalet me fjalë apo vetëm me raporte ndërkomëbtare. Ajo që ndodh jashtë kësaj salle e ka origjinën në këtë sallë, përshkak të aleancës së politikanëve me krimin e organizuar dhe korrupsioni. Prandaj zgjidhja që ofrojmë ne është vetingu i politikanëve. Në mënyrë të tillë që të mos përfaqësojnë interesa kriminale por ato të qytetarëve. Duke thyer bashkëpunimin e krimit me politikën, ne mund të thyejmë korrupsionin që po mbyt të ardhmen e Shqipërisë. Që parlamenti, qeveria, të punojnë për problemet e familjeve shqiptare, duhet që këto in stitucione të mos jenë strehë të atyre që abuzojnë në kurrizin e shqiptarëve.

E di që kjo nisëm e shumëpruitur, nga disa anatemohet si drakoniane. E shoh si po shkelet syri në ekrane mes atyre që janë të ngjashëm në halle. Ky rend i gjërvae ka nfryshuar. Kundërshtarët e vetingut politik do të jenë një pakice e papërfillshme. Shumicë absolute janë të gjithë ata shqiptarë që përfitojnë nga fundi i këtij makthi. Madje më të paktë duhet të ishin socialistët e PS që kundërshtojnë vetingun e poltikanëve, sepse janë ata që kanë propozuar vetingut e noterëve dhe policëve. Ata duhet të dalin para shqiptarëve duhet të thonë para popullit përse nuk e votojnë ligjin. Në asnjë rast projekti ynë nuk do të ndalet. Asnjë nga derrat e kënaqur nuk do na ndalin. Ashtu sicc luftuam për dekriminalizimin, ashtu do luftojmë për vetingun e poliikanëve . Do hapim nëj horizont të ri shprese. Do normalizojë politikën.