Basha në Devoll: Shpejt do ta shporrim këtë pakicë kriminale!

Pas uzurpimit të pushtetit vendor nga banda kriminale në pushtet, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vizitoi Devollin ku dhe premtoi që shpejt do ta shporrin këtë pakicë kriminale nga gjithë Shqipëria.
“Pakica kriminale 6 % ka uzurpuar aktualisht, në mënyrë hajduteske, godinën e bashksië së Devollit. Shpejt do ta shporrim këtë pakicë kriminale nga Devolli dhe nga e gjithë Shqipëria. Me pushtimin e bashkisë si hajdut, me pushtimin e pushtetit vendor si kriminel dhe me tentativën për t’i mbivendosur vullnetit të mbi 94% të qytetarëve të Devollit, vullnetin e kriminelëve dhe hajdutëve që mezi e nxorën 6% të votave në procesin e paligjshëm dhe antikushtetues të 30 qershorit.”
Me këtë rast Lulzim Basha e bëri të qartë se Edi Rama dhe sozitë e tij në hajdutëri dhe kriminalitet kanë shkruar fatin e tyre në Devoll dhe në mbarë vendin:
“Në hajdutëri dhe kriminalitet, kanë shkruar fatin e tyre në Devoll dhe në mbarë vendin. Fati i tyre është fati që e pret çdo hajdut dhe çdo kriminel e në veçanti ata që marrin guximin të shkelin Kushtetutën dhe Ligjin e t’i mbivendosen vullnetit të qytetarëve.
Kjo hajdutëri, tha Kryetari i Partisë Demokratike do të marrë të njëjtën përgjigje që merr hajduti që futet për të vjedhur natën në shtëpitë e qytetarëve.
“Shpreh keqardhjen time më të thellë për keqpërdorimin e efektivëve dhe uniformës së policisë. Nuk duhej të ishin në mbrojtje të hajdutit, duhej të ishin brenda, të arrestonin hajdutin. Sot nuk e bëjnë dot sepse kanë një tjetër hajdut mbi krye,” tha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha para qytetarëve të Devollit që nuk e pranojnë pushtetin e dalë nga zgjedhjet e paligjshme të 30 Qershorit duke përfunduar:
“Nesër i njëjti fat që e pret hajdutin e Bashkisë së Devollit, e pret edhe hajdutin e madh në Tiranë dhe të gjithë hajdutët e tjerë. “
Ndryshe, “Kryetari i ri” i Bashkisë Devoll i dalë nga zgjedhjet e paligjshme të 30 Qershorit, Eduard Duro, dje në ditën e parë të punës shkoi me forca të shumëta policore. Ndërkohë Ish-Kryetari i Bashkisë Devoll, Bledion Nallbati, i shoqëruar nga qytetarët e Devollit dhe mbështetësit e opozitës, ishte nisur në punë ndërsa u ndalua nga policia e cila ka filluar zbatimin e planit kriminal të Edi Ramës në shkelje të plotë edhe të Dekretit të Presidentit të Republikës.