Basha: Narkoshteti i ka shtrirë krahët edhe në drejtësi

Kryetari i Partisë Demokratike hedh akuza për drejtësi kolektive dhe paralajmëron se aksioni i opozitës është mos heshtja kur drejtësia nuk është e barabartë por godet në mënyrë selektive.

Kur Fran Frrokaj, kryetari demokrat i Bashkisë së Lezhës po hetohet për skandalin me pronat në bregdetin e Shëngjinit, Basha ka këto pyetje:

Lulzim Basha: Ne duam të dimë se kur do të dalë para drejtësisë Vangjush Dako, i akuzuar se ka bërë pazare dhe shkëmbimi në këmbim të vjedhjes së votave me tenderat dhe koncesionet në bashkinë e Durrësit dhe më gjerë.

Ne duam të dimë kur do të dalë para drejtësisë Qazim Sejdini dhe grupi kriminal i Elbasanit, nyjes ballkanike të heroinës.

Ne duam të dimë se kur do të kapen anëtarët e pakapur të bandës habilaj, kur do të kapët Klemend Balili, sepse drejtësi është vetëm ajo që vepron në mënyrë të barabartë në raste të barabarta. Pse nuk është arrestuar Elvis Rroshi? Pse nuk është ndjekur i njëjti standard për të njëjtat akuza për dhjetra pushtetarë socialistë.

Pa u vënë këtë njerëz para përgjegjësisël, pa funksionuar drejtësia në këto raste flagrante të denoncuara me fakte nga opozita nuk ka drejtësi, por ka propagandë, ka farsë dhe kjo përbën një rrezik për vendin. Kjo do të thotë që mësë fundi narkoshteti i ka shtrirë dhe tentakulat e veta tek drejtësia duke pamundësuar drejtësinë e barabartë para ligjit për këdo, duke mbrojtur dhe fshehur përgjegjësitë penale të njerëzve me pushtet dhe pushtetarëve të lidhur me krimin.