Basha me të rinjtë e PPA: Gjithça për t’u dhënë edhe të rinjve tanë shanse dhe mundësi të barabarta

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me të rinjtë e Partisë Popullore Austriake. Basha në një postim në mediat sociale bën me dije se në këtë takim ka folur rreth vizion të PD për të anëtarësuar Shqipërinë në BE.

“Theksova prioritetin kryesor të PD-së, që është anëtarësimi i Shqipërisë në BE, për t’u dhënë edhe të rinjve tanë shanse dhe mundësi të barabarta me bashkëmoshatarët e tyre europianë. Edhe pse në opozitë, ne do të bëjmë gjithçka për të rinjtë që sot fatkeqësisht shohin emigrimin si të vetmen zgjidhje”, shkruan Basha.

Më tej numri një i PD shton se fokusi duhet të jetë tek të rinjtë dhe arsimimi i mirë i tyre.

“Jam krenar për të rinjtë shqiptarë që me aftësi dhe mençuri, shkëlqejnë në universitetet më të mira në botë, ndaj detyra për të cilën mbetem thellësisht i angazhuar, është të bëjmë gjithçka për t’i dhënë mundësinë kujtdo që dëshiron të arsimohet dhe të këtë mundësi të përparojë në jetë.

Me mbështetjen e miqve dhe partnerëve tanë, do t’u mundësojmë të rejave dhe të rinjve, të jetësojnë potencialin e tyre të jashtëzakonshëm, e së bashku të ndërtojmë Shqipërinë Europiane”, shkruan kreu i PD.