Basha me koalicionin opozitar: Nuk do të ketë opozitë falso dhe zgjedhje farsë

 

Kryetari i PD deklaroi pas konturimit të koalicionit opozitar se nuk do të ketë zgjedhje farsë. “Nuk do të ketë më zgjedhje farsë dhe opozitë falso”, tha Basha. Kryetari i PD i bëri komentet në lidhje me opozitën falso pasi u pyet për krijimin e një force të re politike të sponsorizuar nga Rama.

Kryetari i PD i bëri komentet pas nënshkrimit nga të gjitha partitë opozitare të koalicionit të ri opozitar. Kryetari i PD tha se opozita e bashkuar do të bashkërendojë aksionin e përbashkët opozitar për zgjedhje të lira.