Basha me gazetarët: “Komunistët kanë kultin e krimit. Berisha sot erdhi si Bolshevik, koha etij ka marrë fund”

Kryetari i PD Lulzim Basha ka  zhviluar sot një konferencew shtypi  me gazetaret menjëherë pas shkurajes në selinë e PD të Beriushës dhe mbështetësve të tij .

Teksa theksoi se PD duhet të ndahet nga e shkuara, që në këtë rast sipas tij është Berisha, i cili thotë Basha, në kohën e tij ka arritur deri aty sa ka rrahur dhe i ka thyer dhëmbët cdo kryetari partie në PD.

“Sigurisht ky ishte një spektakët i shëmtuar i të kaluarës. Një të kaluar që demokratët kanë vendosur ta lënë mbrapa. Dje është mbledhur këshilli i PD-së në këtë sallë me transparencë të plotë. Sesi kemi bërë shkëputjen nga e shkuara e falsifikime, nga rrahjet e brenda këshillit, sicc kemi parë në kohën e Sali berishës. Ai kerkon te ktheje skenat e vitit 97, që demokratët kanë vendosur ta lënë mbrapa, shkaku dihet. Sali Berisha nuk ka lënë ish-kryetar pa e rrahur dhe pa i thyer dhëmbët Ndarjee e plotë me Sali berishën. Marrëzia nje njeriu që s’ka fund, për të marrë peng PD-në për hallin e tij personal. Në këtë betejë me SHBA-të, PD theju për herë të parë standardin e PD-së. I këerkoj ndjesë shqiptarëve që thyem standardin Doshi. Bëra një pezullim deri në vendimin e gjykatës së Parisit“, deklaroi ai.

“Duhet të merremi me tollovinë e Berishës”, Basha : Nuk ja fal kurrë, si baba i dy fëmijëve, demokrat e…

Basha: Nuk prodhoi asgjë dje, sot mori një akt që kujtoi skenat e harruara nga pjesa më e hidhur e politikës së tij, nga një vit I mbrapshtë. Asnjë demokrat, as anëtarët e këshillit kombëtar të cilët dje refuzuan thirrjet për bojkot ishin të pranishëm votuan dhe vendosën. Me 18 dhjetor asnjë demokrat nuk do ti nënshtrohet asnjë presioni dhe do jetë një process politik shprese e vërtetësie, që ka në themel interesat e shqiptarëve. Është I destinuar të përfundojë me, regjimi do të mposhtet, me një parti në krah të shqiptarëve dhe SHBA. Është shprehur qartë dhe ditë më parë mbështetja për të carë perden e dëshpërimit për të mposhtur
Nuk ka cfarë u ofron më shumë shqiptarëve, në vend se të merremi me përmbytjet dhe ata që nuk kan ngrohje në shtëpi apo 50% të shqiptare që nuk shtrojnë dot një vakt apo që nuk paguajnë dot faturat, duhet të merremi me tollovinë e Berishës dhe këtë në nivel personal nuk ja fal kurrë, si një shqiptar, demokrat dhe baba I dy fëmijëve. Është tub oksigjeni I edi ramës dhe pengëse serioze për opozitarizmin.

Lulzim Basha sulmon mbështetësit e Berishës: Janë llumi i PD-së! Erdhët me pantallona të grisura në vitin 2005 dhe sot jeni …

Kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk i ka kursyer sulmet as ndaj mbështetësve të ish-Kryeministrit Berisha, për të cilët tha se në vitin 2005 kanë ardhur me pantallona të grisura dhe sot janë aksionerë bashkë me Veliajn dhe Ramën.

Basha nuk ka ngurruar t’i quajë llumi i qeverisjes së PD-së këta mbështetës të Berishës. Ndërkohë Basha shtoi se skenat e para sot në Seli janë thjesht frika e Berishës nga Kuvendi i 18 dhjetorit.

“Njerëz që kanë ardhur me pantalllona të grisura në vitin 2005, që sot janë bashkë me Veliajn, Ramën aksionerë. PD do të qëndrojë fuqishëm në misionion tonë euroatlantike. Berisha ka themeluar një organizatë anti-amerikane. Kjo traditë deri më sot nuk ka egzistuar organizatë anti-amerikanëe në Shqipëri, por Berisha e ka thyer këtë traditë. Pa SHBA-të ne nuk do arrinim të krijonim shtetin apo të bënim të pavarur Kosovës. Nuk do të arrinim dot të ishim pjesë e NATO. Pra pa SHBA-të dhe vendimet e vendeve të BE-së, ky komb do të kishte fat ndryshe. Ne mund t’i fajësojmë sa të duam, por shqiptarët nuk e meritojnë Edi Ramën. Ky realitet do të ndryshojë vetëm me SHBA-të. Ata që pamë sot janë llumi i Shqëipërisë, kanë qenë llumi i PD-së. Me gënjeshtrat e tij të paturpsme, me fyerjet ndaj demokratëv. Nuk ka lidhje me PD-në ato që patë nga shkallët e partisë. Pamë një njeri të frikësuar nga kuvendi i 18 dhjetorit. Vetëm ai e ka frikë, askush tjetër. Demokratët po presin që bashkimi i madh t’i japë përgjigje të prerë të shkuarës”, tha Basha.

“Ish-komunist, burracak, dështak!”, Basha-Berishës: Për hallet e tij, është gati të shkatërrojë fëmijën e tij…

Situata mes Berishës dhe Bashës vijon me tensione të larta, teksa ky i fundit nuk i ka ndalur akuzat dhe ofendimet nga selia blu.

Basha e quajti Berishën ish-komunist, dështak dhe burracak pasi sipas tij ai po dëmton opozitarizmin në Shqipëri dhe po i humb fokusin kryesor partisë për interesat e tij personale.

Kreu i PD-së theksoi se për hallet e tij, ish-kryeminisri është i gatshëm të bëjë ëdo gjë, nuk ndalet para askujt dhe asgjëje dhe shkatërron dhe fëmijën e tij politik.

Basha: Ne e dime, e njohim rrugën me të cilën do të drejtojmë këtë vend, ne do ta bëjmë sëbashku me gjithë shqiptarët dhe do ta shpalosim në Kuvend që do jetë nje vend demokratësh.

Të gjithë demokratët po presin që Kuvendi i 18 dhjetorit të japë një mesazh të qartë për të shkuarën dhe të nesërmen.

Por, sic e thashë kemi një person të frikësuar nga ky Kuvend, me përpjekjet për tju fshehur non gratës, Berisha po përpiqet të fshihet brenda PD.

Ne ishim të qetë se kishim mbledhjen për rininë, me anëtarë të kryesisë dhe grupit parlamentar. Qëndruam të qetë dhe nuk ramë pre e këtij provokimi të trashë sepse askush nuk mund të përdorë partinë për hallin e tij.

Kjo është pamja e një humbësi që shfaqet si fitimtar, gjithcka ka bërë sot ka treguar se humbja e tij është pa kthim. Opinioni publik ka pasur rastin të njohë atë, ai ka treguar sot se kur vjen puna për hallet e veta nuk ka as herës, është një burracak, një ish-komunist i vjetër dhe gati të shkatërrojë dhe fëmijën e tij politik.

Në konferencën për shtyp nga Selia e Partisë Demokratike, kryedemokrati Lulzim Basha i është kthyer sulmeve ndaj treshes Berisha-Rama-Meta, apo siç e quan ai ‘Trekëndëshi i Bermudës’.

Basha paralajmëroi kryeministrin Rama, ish-kryeministrin Berisha dhe presidentin Meta, se do “t’i rrëzojë një nga një brinjët e Trekëndëshit të Bermudës”.

Duke theksuar se nuk ka asnjë forcë tjetër përveçse Partisë Demokratike për të rrëzuar Ramën, Basha theksoi se PD është e vendosur për të ecur para, për të lënë pas të shkuarën dhe të mos presin që të zbraset Shqipëria nga të rinjtë.

Flet Basha

Të lëmë pas të shkuarën. E kam fjalën për idhullin e të shkuarës. Me besimin në zot do të ercim para pa u ndalur as nga mbeturinat e komunizmit dhe as nga ata të përfshirë në korrupsion. Trekëndëshi i Bermudës e ka marrë 31 vite Shqipërinë. Sot shqiptarët kanë një rrugë përpara. Ajo është PD. PD do të ecë para duke nisur me kuvendin e 18 dhjetorit. I beri thirrje këshillit të mos mblidet por u mblodh. Bëri sot një shfaqje të turpshme. Të gjithë e dimë shprehjen e veriut “Burri e gjen kohën për me u korit”.

PD është vendosur ta lërë ta kalurën prapa. Të ecim para me të rinj dhe të rejat. Jemi vendosur të ecim si një mision të pandashëm që na kanë besuar shqiptarët. Nuk ka asnjë forcë tjetër veçse PD për të rrëzuar Ramën. PD dhe demokratët tani janë të cliruar. Trekëndëshi i Bermudës hedh të njëtja gënjeshtra ndaj PD-së, njësoj të tre protagonistët e Trekëndëshit e Bermudës. Kjo nuk e ngadalëson fundin e tyre. Të rinjtë shqiptarë nuk mund të presin të zbrazet Shqipëria.

I them Ramës do më kesh përballë deri në pikën e fundit në atë karrigë të masakruar nga zgjedhjet e 25 prilit. Do të dënohet para ligjit cokush që futi duart në zgjedhje dhe misioni numër një I Kuvendit është ky

Me gjithë cfokusimin e e nergjive të demokratëve, po bëhesh qesharak dhe nuk ia ke dalë në një moment që mund të mbaje respektin minimal të demokratëve që kanë sakrifikuar gjithcka. Këtyre të trekëndëshit të Bermudës u them se nuk keni shans ta mbani më Shqipërinë pa gjykata, ekonomi, prokurori. Anës dritës të paparë, anës lumit të palarë.

Kjo situatë do të përmbyset nga PD, për cdo shqiptar që I ka ardhur në majë të hundës, nuk do ta marrin dot shqipërinë peng. Trekendeshit te Bermudes do ti bien brinjet nje nge nje.

“Nuk e ul qafën para askujt!”, Basha me tone të nxehta: Berisha për mua ka pushuar së qenuri…
16 seconds më parë 0

Basha: Çdokush që shkel sakrificat e demokratëve do ta marrë përgjigjien. Këtë forcë nuk do ta marrë peng as Rama e as Berisha, një njeri që ka përfunduar si non grata I aleatit tonë të fuqishëm. Koha jote është ndalur, e ke ndalur vetë, kemi thyer e shkelur standardet tona për të të shpëtuar prandaj hiq dorë. Ndale këtu përpjekjen tënde me njërëzit e tu qe janë turp I PD, cliroji ata që I ke manipuluar.
Ai ka pushuar së qenuri një cështje për mua dhe pd I është berë e qartë 3 ditë më partë se cdo asocim me këtë njeri e bën partinë të pavlefshme.
Nuk e ul qafën para askujt e asgjëje, por shqipëria sot është peng i krimit e korrupsionit. Është qesharake kjo paçavure.

“Unë nuk bredh nëpër Shqipëri për t’i bërë karshillëk një non-grate”, Basha: Berisha erdhi sot si bolshevik!
Në deklaratën e sotme për mediat Lulzim Basha tha se Berisha po përdor Partinë Demokratike si mburojë për të zgjidhur hallet e tij.

Basha tha se dhe foltoret e tij nga Saranda deri në Tropojë ishin pjesë e spektaklit të tij dhe se ai kurrë nuk do bënte të njëjtën gjë ndaj një personi të shpallur non grata nga SHBA.

“Komunistët kanë kultin e krimit, ashtu vijnë në pushtet, sot erdhi si Bolshevik, koha e Berishës si fenomen ka marrë fund”-përfundoi Basha.

Basha: Suel Çela frikëson Berishën por jo mua. Haqif Rakipit ja ka harruar emrin BERISHA jo unë dhe Tom doshit. Nuk i ka thirrur ky, ja ka çuar Edi Ramës.

Ai ka humbur cdo sens, Suel Çela dhe banda e tij janë kallëzuar disa herë. Shkoni në prokurori dhe shihni! Nuk dua të fus prokurorët mes demokratëve.

Ka qenë ulur dje te cepi njëri, u cua dhe tha para një muaji o kryetar nuk di cfarë kam firmosur. 60% nuk e dinë se për cfarë kanë firmosur dhe për arsye statutore ai person është shkarkuar por tha një të vërtetë të madhe.

Kemi lexuar 30 emra nga 70 thoshin atw ditw, një pjesë nuk janë as delegatë, këto janë gënjeshtra të spektaklit të Berishës.

Berisha e do PD vetëm si mburojë, ndërkohë që u nis nga Saranda në Tropojë me njerëz kundër dëshirës së tyre.
Unë nuk bredh nëpër Shqipëri për ti bërë karshillëk një non grate.
Komunistët kanë kultin e krimit, ashtu vijnë në pushtet, sot erdhi si Bolshevik, koha e Berishës si fenomen ka marrë fund.

A do të jetë para prokurorëve Belgë në datë 17 dhjetor? Përgjigjet Basha

Ditën e sotme Lulzim Basha ka mbajtur një konferencë për shtyp nga Selia blu, pas takimit të mbajtur me grupin parlamentar të PD-së.

Aiu pyet nga nje gazetarë nëse do të dilte para drejtësisë belge në datë 17 dhjetor, por Basha refuzoi të kishte marrë ndonjë ftesë nga drejtësia belge.

Lulzim Basha: Nëse ju kanë sjellë ftesë ju ma sillni mua. Nëse ja kanë sjellë Berishës të ma sjellë mua. Mua s’më ka ardhur ftesë nga Prokuroria belge. Ju lus që kur dëgjoni diccka kontrollojeni se ndoshta nuk është ashtu siç duket. E kam thënë unë hak zotit i jam , por Sali Berishës jo. Që gazetari të jetë i paprekshëm, do të bëjmë një pagë minimale dhe mbrojtje nga censurimi. Janë pjesë e programit tonë. Ju kërkoj të bëni minimalen. Dy burime. Thotë Berisha që më kanë thirrur mua prokuroria belge, por kontrollojeni. Po të them unë tani që të kanë thirrur ty në Stamboll?!

Lulzim Basha akuza ndaj deputetes socialiste: Burri i saj siguroi skenën e Sali Berishës në stadiumin Kombëtar

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar burrin e deputetes socialiste, Blerina Gjylameti si personi që kasjellë nga Italia skenën gjigande që ka përdorur ish-kryeministri Berisha në Kuvendin e 11 dhjetorit.

Sipas Bashës, shuma që kushton kjo skenë është tepër e madhe, ndërkohë ai shtoi se fakti që Blerina Gjylameti paralajmëroi dy javë më parë Enkelejd Alibeajn se do të jetë deri në datë 11 dhjetor, kjo tregon si funksionon Trekëndëshi i Bermudës.

“Blerina Gjylameti i thotë Enkelejd Alibeajt dy javë më parë se deri në datë 11 do jesh ti. Bashkëshorti kishte një emër Kostika, ose Kostaqi. Është aksioner, apo ka qenë menaxhëer në një kompani të lidhur me TV klan, që kanë sjellë nga Italia një skenë kushedi sa lekë kushton në stadium. Këto lekë janë paratë që merren nga korrupsioni. Ja ku e ke Trekënëdëshin e Bermudës. Blerina Gjylameti i thotë Alibejat pas datës 11 nuk do jesh më. Burri i vet sjellë skenën në Arenën e Hajnisë. Këta kujtojnë se janë ata që kanë qenë. Ja kam thënë Sali Berishës nuk jamë më 17 vjec kur jemi takuar por jam 47 vjeç, prindër i 2 fëmijëve . Nuk ka trajton më si fëmijë”, tha Basha..

“Berisha ua kaloi këtyre por…”, Basha bën deklaratën e fortë: Rama e Meta shumë shpejt ‘non grata’

Lulzim Basha në konferencën e sotme për gazetarët bëri deklaratën e fortë duke thënë se Rama e Meta si pjesë e ‘trekëndëshit të Bermudës’ kanë radhën pas shpalljes non grata të Berishës.

Këtë paralajmërim Basha e bëri pasi u pyet nëse po konkurron me Berishën, duke shtuar se Meta-Rama-Berisha mbajnë njëri-tjetrin dhe se ai nuk ka vend në këtë trekëndësh.

Basha: Jam i detyruar të mbroj PD që nuk do askënd dhe asgjë para vetes së tij dhe pa diskutim 100% e energjive të mia janë kundër Edi Ramës. Ka mbi 3 muaj që Rama bredh i qetë bashkë me tubin e oksigjenit.

Nuk jam më 17 vjeç i kam thënë Berishës, jam 47 vjeç dhe baba i dy fëmijëve, ti nuk je bajlozi dhe unë nuk të vij nga mbrapa.

A do kandidoni përballë Berishës?

Basha: Unë po kandidoj me sukses te trekëndëshi, shumë shpejt do të hiqen dhe brinjët e tjera të trekëndëshit. E mbani mend billboard-et e mëdhaja me këta të tre, sepse këta e mbajnë njëri-tjetrin.

Konkurrencën e kanë me njëri-tjetrin, Berisha ua ka kaluar se u shpall para non grata. Sa më shpejt ta heqim qafe këtë trekëndësh aq më mirë. Nuk kam konkurrencë me të vetëm te trekëndëshi po.

Kur sheh mbrapa cdo gjë të duket e zezë, edhe unë kam përgjegjësitë e mia. Kam lejuar kaq gjatë dualizëm, protagonizmi i Berishws prej ditës së parë.

Këtë e pomponte Edi Rama 8 vite me radhë.

 

“Bënin si gorilla jashtë”, Lulzim Basha për tensionet në Seli: Mund të sillesha dhe unë si Berisha në 21 janar

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme ka shpërthyer në një sërë akuzash dhe ofendimesh madje duke shkuar deri aty sa i ka përmendur ish-Kryeministrit Berisha protestën e 21 janarit, kur vetë Basha ishte Ministër i Brendshëm.

Në konferencën për shtyp që mbajti me gazetarët, Basha deklaroi se mbështetësit e Berishës bënin si gorilla jashtë por, ai vendosi që të vazhdonte me mbledhjen.

Basha madje shtoi se mund të sillej dhe si Berisha në protestën e 21 janarit 2011, por ai vendosi që të ruajë qetësinë.

“Skenari i sotëm ishte skenar provokimi, kopjoi skenarin e Tom Doshit në 21 Janar, por unë nuk iu përgjigja, sikur iu përgjigja Sali Berisha në 21 Janar. Ne do të ruajmë qetësinë, por do të kemi vendosmërinë totale për të mbrojtur interesin e demokratëve.

Nuk do të lejojmë asnjë horr, trafikant, asnjë hiç të vijë këtu për të marrë nëpërkëmbë dinjitetin e demokratëve, për këtë të jeni të sigurt.

Do të bëjmë me të gjitha ato virtyte që na karakterizojnë, ndërkohë që ata bënin si gorilla jashtë, ne vazhduam mbledhjen. Do ta bëjmë me vendosmëri pa u ngutur dhe ngutja e frikacakut i ka kushtuar kësaj partie,” tha ai.

Në 21 Janar 2011 Lulzim Basha ishte ministër i Brendshëm. Kryedemokrati e pranoi edhe një herë dualizimin në vendimmarrje përpara se të përjashtonte Sali Berishën nga grupi i PD-së.

“Pjesë e përgjegjësisë është që kam lejuar dualizëm, ka pasur, mbivendosje dhe protagonizëm të Sali Berishës, që “ky nuk iku dhe bëri sikur iku”. Ky dualizëm e ka dëmtuar PD-në” tha ai.

(E.H/Faxweb.al)