Basha mbledh kryesinë,  për protestën e 13 Prillit

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbledhur sot grupin dhe kryesinë e partisë.

Gjatë fjalës së tij, Basha ka kërkuar që në protestën e 13 prillit të ketë pjesëmarrje masive, ndërsa është shprehur se opozita tani de fakto është shumicë në popull.

‘Për protestën e 13 Prillit duhet një organizim kapilar për të pasur pjesëmarrjen edhe më të madhe se dy protestat e tjera kombëtare.

Kemi të gjithë situatën në favor. Ne jemi de fakto shumicë. Që pas djegies se mandateve, PD ka një rritje të menjëhershme edhe mes të pavendosurve. Jemi shumicë absolute në çdo sondazh të pavarur vendas dhe të huaj.

Duhet ta përkthejmë sa më shpejt në votë këtë mbështetje të shqiptarëve. Për këtë arsye, pjesëmarrja e lartë në protestë ka një rëndësi të jashtëzakonshme.

Kërkesa jone mbetet e pandryshueshme. Largimi i Edi Ramës dhe qeveria tranzitore. Të shpjegojmë kudo në çdo takim që ne jemi shumicë dhe duhet ta tregojmë këtë’, mësohet se ka thënë Basha në mbledhje.