Basha : Lavdi përjetë dëshmorëve të 2 prillit!

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka përkujtuar 2 Prillin e vitit 1991, kur mbetën të vrarë nga regjimi komunist në Shkodër 4 martirët e demokracisë, Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Besnik Ceka dhe Bujar Bishanaku.

Basha shkruan se, 4 të rinjtë shkodranë u flijuan në altarin e lirisë dhe demokracisë dhe sakrifica e tyre tregon se liria dhe demokracia nuk kanë çmim.

Postimi i kryetarit Basha

Sot përulemi me nderim para kujtimit të Arben Brocit, Nazmi Kryeziut, Besnik Cekës dhe Bujar Bishanakut, 4 të rinjve shkodranë që u flijuan në altarin e lirisë dhe demokracisë.

Sakrifica e tyre tregon se liria dhe demokracia nuk kanë çmim. Lavdi përjetë dëshmorëve të 2 prillit!