Basha: Largimi i Edi Ramës, shkëputje e politikës me krimin!

Kryeministri Edi Rama vazhdon të shmang fenomenin “Vangjush Dako” i cili ishte denoncuar nga Partia Demokratike dhe së fundi u vulos edhe nga Departamenti i Shtetit, dhe nga ana tjetër Kryetari i PD, Lulzim Basha, vazhdon ta denoncon këtë mospërfillje nga Rama thuajse asgjë nuk ka ndodhur ndërkohë hajduti i votave dhe jo vetëm, Vangjush Dako ende nuk ka dalë para drejtësisë:
“Hajduti psiqik po bën ç’të mundet që të harrohet bankomati i tij personal Vangjush Dako. Bën sikur nuk e di, nuk e sheh, nuk e dëgjon atë që sheh gjithë Shqipëria.
Edhe pse SHBA e shpalli non grata Vangjush Dakon për “përfshirje në raste të mëdha korrupsioni” ai nuk ka dalë para drejtësisë për asnjë rast korrupsioni. Kjo sepse Dako mbrohet nga Rama. Ai nuk është thjesht një politikan i korruptuar por pjesë e krimit te organizuar, me të cilin vodhi zgjedhjet për llogari të pushtetit të Edi Ramës,” thekson Lulzim Basha në reagimin e tij përmes rrjetit social Facebook duke shtuar se vjedhjet e zgjedhjeve me krimin dhe grabitja e Durrësit janë bërë me mbrojtjen, dijeninë dhe për përfitimin e Edi Ramës që e mbron Vangjush Dakon, si bankomatin personal të parave të pista.
Edi Rama, thekson Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i mbron kriminelët brenda dhe jashtë politikës, sepse me ta e merr dhe e mban pushtetin ndërsa përfundon:
“Prandaj, largimi i Edi Ramës është zgjidhja për të shkëputur lidhjet e politikës me krimin, për të vënë qeverinë në interes të qytetarëve, jo të krimit dhe të oligarkëve me të cilët Rama vjedh dhe grabit çdo ditë shqiptarët.”