Basha kremton 5 Majin : Ata që u flijuan për lirinë kombëtare ranë fli nën kthetrat e diktaturës gjakatare

5 Maji, Basha: Ditë reflektimi, të vetëdijshëm se për lirinë shkohet në betejë çdo ditë

Kryetari i opozitës Lulzim Basha dha një prononcim për mediat pas homazheve që kreu sot në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut.

Basha tha: “Sot është dita kur kombi shqiptar nderon të rënët, të rënët për lirinë kombëtare, të rënët në luftë kundër pushtuesve, të rënët për liri dhe demokraci. Është një ditë nderimi, respekti, mirënjohjeje e thellë kombëtare, patriotike dhe individuale, ndaj qindra, mijëra burrave dhe grave, të rinjve dhe të rejave që flijuan jetët e tyre në altarin e lirisë kombëtare.

Është po kështu një ditë reflektimi, për t’u bashkuar të gjithë sërish për të mbrojtur lirinë dhe vlerat e saj, të vetëdijshëm se për lirinë shkohet në betejë çdo ditë.

Përkulem sot me respekt dhe mirënjohje të thellë para dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimitare, duke nisur me dëshmorin e parë, Mujo Ulqinakun, e dhjetëra mijëra të tjerë, të cilët luftuan me flamurin kuqezi për lirinë e Shqipërisë, për liritë dhe të drejtat e qytetarëve.

Kujtojmë sot me dhimbje në zemër të gjithë ata që pasi flijuan kaq shumë për lirinë kombëtare ranë fli nën kthetrat e diktaturës gjakatare, që shkatërroi, përdhunoi, vrau dhe burgosi liritë e qindra, mijëra familjeve shqiptare.

Përkulemi sot me nderim të thellë para bijve të Shqipërisë, të Kosovës, para bijve të shqiptarëve të Maqedonisë e të Preshevës, të cilët luftuan së bashku luftërat e fundit çlirimtare për lirinë e Kosovës,për liritë dhe të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe në Maqedoninë e Veriut.

Sot është po kështu një ditë që secili prej nesh të ndjejë në shpirt dhe mbi supe peshën e rëndë të sakrificës që ky komb ka paguar për liri e bashkë me të edhe bekimin e Zotit për të bërë gjithçka për ta mbrojtur atë me çdo kusht, para çdo tiranie, para çdo tirani.

Zoti e bekoftë Shqipërinë, Zoti e bekoftë kombin shqiptar!
Lavdi të përjetshme dëshmorëve të kombit!”

PROMOTED CONTENTMgid

15 Hilarious Fails That Happened Right On The Podium
brainberries

10 Things About Women Men Value More Than Good Looks
herbeauty

9 Body-Positive IG Accounts All Women Should Follow In 2019
herbeauty

8 Celebrities Whose Body Parts Truly Stand Out
brainberries

Celebs Who Gained Fame Only For Their Body Parts
brainberries

10 Absolutely Worst Movies We Watched In 2018
brainberries
TAGS5 MAJILULZIM BASHA
Ndaje Facebook Twitter
Artikulli Para
EMRI/ Shkrumbohet nga flakët “Toyota” në Lezhë, ja kujt i përkiste
Artikulli Pas
Bulqiza në alarm, shkon në 84 numri i personave të helmuar nga uji i pijshëm
Lajme te ngjashme

Politika
Vasili: Kanibalizmi i rilindjes nuk kurseu as 5 Majin!

Opinion
“Gjaku i të rënëve i takon vetëm Nënës Shqipëri, jo hipokritëve! “

Kryesore
VIDEO/ Basha dhe Berisha, homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut
Leni një përgjigje
Koment

Name:

Email:

Website:

Save my name, email, and website in this browser for the next time I comment.

#ONTOP

5 Maj, 2019
Vasili: Kanibalizmi i rilindjes nuk kurseu as 5 Majin!

5 Maj, 2019
“Gjaku i të rënëve i takon vetëm Nënës Shqipëri, jo