Basha : “Jam krenar për guximin me te cilin zgjodhëm të ardhmen ”

 

Kreu i PD Lulzim Basha ka postuar në rrjetin e tij social, Tëitter një video ku shfaqen momentet më të përzgjedhura në Kuvendin e ditës së sotme.

Ndërsa aktualisht po mban një mbledhje me anëtarët e kryesisë në selinë e PD, Basha ka falenderuar për pjesëmarrjen të gjithë delegatët e pranishëm dhe më tej tha se duhet të fillonin përgatitjet për shtrirjen e aksioneve partiake në terren.

Mesazhet kryesore të Bashës gjatë mbledhjes me kryesinë:

1. Mirenjohje e jashtëzakonshme per sakrificen tuaj ne kushte të jashtëzakonshme. Pavaresisht gjithçkaje, 5004 delegate te pranishem ishin per shkak te sakrifices shume tw madhe te demokrateve.
2. Pergatitje per shtrirje ne terren ne funksion te organizimit te partise dhe pergatitjen e partise per zgjedhje.

Basha poston videon me momentet më të bukura të Kuvendit Kombëtar:

Jam krenar për guximin me të cilin Kuvendi Kombëtar vendosi të zgjedhë të ardhmen, vendosi të hapë një faqe të re për Partinë Demokratike, për ta shndërruar atë në alternativën më të pastër, në shpresën më të bukur që shqiptarët kanë për ndryshim

 

“Jam krenar për guximin me të cilin Kuvendi Kombëtar vendosi të zgjedhë të ardhmen, vendosi të hapë një faqe të re për Partinë Demokratike, për ta shndërruar atë në alternativën më të pastër, në shpresën më të bukur që shqiptarët kanë për ndryshim.”