Basha: Ja vendimet që do merrja po të isha kryeministër

Lideri i Opozitës në një komunikimin me gazetarët u shpreh se qeveria duhet të ulet dhe të dëgjojë biznesin, i pyetur se cilin model do të ndiqte nëse do të ishte në pushtet, tha se do të fokusohej te tre vendime: anulimin e 10 apo 12 koncensioneve, shkurtimin e 140 milion euro nga buxheti aktual dhe rritje të testimeve me të paktën 10 mijë testime në javë.

Nëse ju do të ishit në pushtet cilin model do të zgjidhnit?

Basha: Si kryeministër do të bëja 3 vendime të menjëhershme; do të anuloja me pushtetet që më jep emergjenca civile të 10 apo 12 kontratat koncesionare që i kushtojnë Shqipërisë 2 miliard euro. Së dyti do të shkurtoja të paktën 140 milion euro nga buxheti aktual me investime kapitale dhe shpenzime operacionale, do të liroja menjëherë 260 milion euro dhe do të ndërtoja një paketë e cila do të kishte 2 elementë kryesorë; mbështetje për shëndetësinë dhe rritje të testimeve me të paktën 10 mijë testime në javë, analizimin e këtyre të dhënave, dhe në bazë të tyre marrjen e masave të mëtejshme dhe pjesën tjetër mbështetje për çdo familje në nevojë, për çdo individ të pamundur dhe për të gjitha

 

Në  videokonferencën  për mediat, lideri i PD u shpreh se beteja e sotme është me virusin dhe nuk duhet të përqendrohet te njerëzit, ndërsa sa i përket mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Kombëtar Basha tha se qëndrimet e tij i ka shprehur edhe më parë duke mos pranuar të japë komente.

“Masat administrative që janë shpallur janë mëse të mjaftueshme dhe nuk ka nevojë për masa më të rënda. Paketat në volumin financiar janë të pamjaftueshme. Nëse e marrim të mirëqenë paketën e dytë, sërish trajtojnë më pak se10 % të popullatës që ndodhet në probleme të thella të ekonomisë.

Ndihma në letër , vendimet e japin ndihmën me pikatore dhe me vonesë , nuk bëhen as 10 mijë ndihma të paketës së parë sipas informacioneve tona. Jemi jashtëzakonisht vonë dhe pasojat po ndihet në çdo familje. Me lugë bosh nuk mbushet tryeza e të pamundurve. Sot theksoj se situata ku ndodhemi është paprecedent në raport me çdo vend tjetër të rajonit. Të dyja paketat nuk janë të mjaftueshme”, tha Basha.

Juxhin Mustafaraj: Kryeministri Rama sot në Parlament u shpreh se falë masave të marra nga qeveria u shmang një tragjedi e madhe, ekspertët e tij parashikuan rreth 2800 të vdekur, ju keni ngritur që në fillim një Task – Forcë në PD. A kishin ekspertët tuaj një parashikim të përmasave që mund të kishte virusi?

Basha: Analiza më e plotë e kryeministrit në Parlament ka ardhur nga një media. Sa i përket shifrës së parë të 18 mijë të vdekurve që u thanë se do ti kishim nëse nuk do të merreshin masa ekstreme që sipas kryeministrit kanë dalë nga ekspertë të pavarur , i bie që nëse e marrim në raport me Suedinë e cila ka 119 të vdekur për 1 milion banorë dhe nëse Shqipëria nuk do të kishte marrë asnjë lloj mase , nëse do të kishte 18 mijë të vdekur siç u pretendua do të ishim me 6254 vdekje për 1 milion banorë. Kjo tregon se ajo që është thënë sot në Parlament është tërësisht e pavërtetë.

Thirrja ime është ti jepet fund mungesës së transparencës. Nuk mund ti mbajmë njerëzit pafundësisht në shtëpi pa plan. Hapi i parë është ndryshimi i përqasjes me testimet.

Më tej Basha theksoi se nuk ka pagë lufte, por sipas tij paga e dhënë nga qeveria është pagë mbijetese që nuk e siguron mbijetesën