Basha -ish deputetëve : Mos rrini kafeneve, të enjten në ballë të protestës

Protestat para parlamentit dhe protesta kombëtare e 13 prillit, ka bërë që kryetari i Partisë Demokratike të thërras një mbledhje me ish deputetët dhe kryesinë e kësaj force poltike.

Mbledhja është zhvilluar me dyer të mbyllura ndërsa, burimet thanë se Basha, ka qenë kritik me ish deputetët dhe anëtarët e kryesisë, duke ju kërkuar atyre që të intensifikojnë takimet me qytetarët.

“Nuk duhet të rrini në kafe me njeri tjetrin, por të jeni në ballë të protestës,”-mësohet tu ketë thënë Basha ish deputetëve.

Lulzim Basha, iu ka kërkuar gjithashtu ish deputetëve dhe kryesisë, që të qëndrojnë në gatishmëri dhe të jenë të gati për zgjedhjet vendore por dhe zgjedhje parlamentare kur do që ato të të zhvillohen.

Ndërkohë në mbledhje janë përcaktuar dhe grupet e punës që do të merren me organizmin e protestës së 13 prillit, ndërsa më pas Basha ka thirrur në takime të veçanta disa ish deputetë duke ju dhënë detyra konkrete për organizmin.