Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën: Nuk do t’i ikim asnjë beteje!

 

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar lidhur me deklaratat e presidentit meta per zgjedhjet e pjesshme lokale në vend pas takimit me Taulant Ballen.

Në një intervistë për ‘Ora News’, Basha dha garanci se PD do të marrë pjesë duke u shprehur se PD nuk do t’i iki asnjë beteje përfshirë edhe zgjedhjet vendore.

“Partia Demokratike nuk do ti ikë asnjë beteje, asgjë beteje përfshirë dhe zgjedhjet vendore, e dyta faktori politik është një përcaktim i cili duhet të ndryshojë në këtë kulturë të re politike që po Partia Demokratike po prezanton në Shqipëri.”- u shpreh ai.

Pyetje: Zoti Basha duket se ju sot aktualisht i kryetari i Partisë Demokratike keni thuajse të gjithë faktorët politikë kundër duke mos përmendur këtu jo vetëm zotin Berisha por së fundmi edhe presidenti Ilir Meta ka dalë hapur kundër jush madje nëpërmjet një lëvizje i cili njoftoi mbajtjen e zgjedhjeve e pjesshme vendore, dikush e lexoi si një përpjekje për të futur në kurth Lulzim Bashën për shkak të situatës që po kalon Partia Demokratike dhe a jeni të gatshëm ju për këtë betejë?

Lulzim Basha: E para punës Partia Demokratike nuk do ti ikë asnjë beteje, asgjë beteje përfshirë dhe zgjedhjet vendore, e dyta faktori politik është një përcaktim i cili duhet të ndryshojë në këtë kulturë të re politike që po Partia Demokratike po prezanton në Shqipëri. Kjo që po ndodh nuk është thjesht një përplasje midis mendimeve krejtësisht të ndryshme për pluralizmin dhe demokracinë, është një ndryshim do të thoja kulturor i cili po ndodh për herë të dytën, para 31 vjetësh na çoi nga monizmi në pluralizëm por jo tamam në demokraci dhe tani synon që Shqipërinë ta kthej në një vend normal Europian demokratik dhe në një vend normal Europian demokratik faktori më i rëndësishme politik është opinioni publik, janë qytetarët, qytetarët duan ndryshimin dhe Partia Demokratike po bën e do bëjë gjithçka që ti ofrojë këtë ndryshim shqiptarëve dhe që shqiptarët besojnë që ky ndryshim mund të vijë vetëm përmes një bashkëpunim dhe përmes një aleance me Partinë Demokratike, me tërësinë e saj, vizionin tonë, planin tonë, programet tona, ekipin tonë.

Pyetje: Zoti Basha në pyetje të fundit tek ndryshimi dhe tek qasja e re politike. A është i gatshëm Lulzim Basha, i cili është formuar në atë politikë, duke nisur që nga viti 2005 politikë aktive, të ndryshojë kaq shpejtë, pra të sjell një qaje krejt të re politike?

Lulzim Basha: Unë besoj se gjatë këtyre viteve në politikë kam demonstruar gjithmonë një model ndryshe nga ajo që kam gjetur këtu. Besoj që ky ka qenë edhe atraksioni i shumë atyre që më kanë votuar në të gjitha betejat e mia. Që nga beteja e parë për deputet në vitin 2005, që nga rezultati si drejtues politik i qarkut të Elbasanit në vitin 2009, që nga beteja me Edi Ramën në vitin 2011. Në të gjitha betejat ajo që unë besoj ka qenë le të themi arma më e fortë, është pikërisht një model ndryshe nga ky që tashmë mbush 31 vite i personazheve të tranzicionit, të cilët në një fazë të caktuar mund të kenë pasur një mision, mund ta kenë arritur pjesërisht apo hiç fare, apo plotësisht, por tani s’kanë çfarë të ofrojnë më. Ndërsa Partia Demokratike, ekipi im dhe unë, jemi plotë me energji, kemi vizionin, vullnetin dhe vendosmërinë për t’i dhënë shqiptarëve këtë model, si modelin e përhershëm të të bërit politikë. Ku politika nuk është një instrument pushteti për t’iu imponuar qytetarëve, por është një instrument ndryshimi për t’i shërbyer njerëzve, për t’i shërbyer vendit.

Pas konsultimeve me presidentin mesditën e sotme, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka zbuluar se Ilir Meta ka caktuar 6