Basha i përgjigjet Berishës: Çfarë keqardhje ta shohësh të bjerë kaq poshtë

Kryetari i PD Lulzim Basha i është përgjigjur  akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Foltorja e Matit .Në një postim në llogarinë e tij në Twitter shkruan :

Lulzim Basha në Twitter

Çfarë keqardhje ta shohësh Sali Berishën të bjerë poshtë e më poshtë çdo ditë me trillimet dhe sulmet identike si të kundërshtarit. Ajo që deklaroi Sali Berisha sot është ekzaktësisht ajo për të cilën më akuzoi Edi Rama javën e kaluar.
Përgjigjja ime ndaj Sali Berishës është e njëjta që i dhashë Edi Ramës. Asnjë trillim nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave personale.