Basha-Hahn, dy orë kokë më kokë , pa ambasadoren Vlahutin

 

Gjatë qëndrimit në Tirane për Ditët e Medias, Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn u takua të enjten në mbrëmje me kryetarin e Partisë Demorkatike, Lulzim Basha.
Ata qëndruan së bashku rreth dy orë në një takim pa praninë e mabsadores se BE-se ne Tirane Vlahutin , e cila ishte pjesë e bisedës vetëm në minutat e para.
Në njoftimin e shpërndarë nga zyra e shtypit, thuhet se Basha ka rikonfirmuar vendosmërinë e Partisë Demokratike në luftën kundër krimit të organizuar me lidhje qeveritare si e vetmja rrugë për të ecur përpara me integrimin europian të vendit.
“Në bashkëbisedimin e gjatë mes tyre nje vend të rëndësishëm zuri situata aktuale politike pas publikimit të provave për përfshirjen në trafik ndërkombëtar narkotikësh të bashkëpunëtorëve të afërt të Kryeministrit Rama, përfshirë ish – Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri”, vijohet më tej.
Sipas zyrës së shtypit të PD-së, Basha ka akuzuar qeverinë Rama se po pastron paratë e pista dhe inkriminon segmente të tëra të ekonomisë, përfshirë ndërtimin dhe sektorin bankar.
“Basha dhe Hahn ndanë të njëjtin mendim se integrimi europian i Shqipërisë duhet të jetë i bazuar në meritë dhe se vendi ka nevojë për prova të forta të zbatimit të paanshëm të reformës në drejtësi, si dhe për rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që në Shqipëri të mos ketë më “të paprekshëm”, mbyllet njoftimi i shpërndarë nga PD.
Basha e njftoi edhe vete bisedën ne profilin e tij ne fb :
“Për integrimin europian duhen rezultate konkrete kundër krimit të organizuar
Mikprita në takim Komisionerin për Zgjerimin, Johannes Hahn, për të rikonfirmuar vendosmërinë e Partisë Demokratike në luftën kundër krimit të organizuar me lidhje qeveritare si e vetmja rrugë për të ecur përpara me integrimin europian të vendit.
Folëm për situatën aktuale politike pas publikimit të provave për përfshirjen në trafik ndërkombëtar narkotikësh të bashkëpunëtorëve të afërt të Kryeministrit Rama, përfshirë ish – Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
I shpreha shqetësimin rreth evoluimit të krimit të organizuar që, për shkak të përkrahjes nga qeveria Rama, po pastron paratë e pista dhe inkriminon segmente të tëra të ekonomisë, përfshirë ndërtimin dhe sektorin bankar.
Ndamë të njëjtin mendim se integrimi europian i Shqipërisë duhet të jetë i bazuar në meritë dhe se vendi ka nevojë për prova të forta të zbatimit të paanshëm të reformës në drejtësi, si dhe për rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që në Shqipëri të mos ketë më “të paprekshëm