Basha: Ditët më të mira i kemi përpara, PD e rrëzoi kultin e individit 31 vite më parë

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar sërish në rrjetet sociale, ku fton të gjithë demokratët që ti bashkohen Kuvendit të 18 Dhjetorit. Basha thotë se PD e ka rrëzuar kultin e individit që prej 31 vitesh, dhe tashmë ditë më të mira i presin përpara, për ti dhënë njëherë e mirë fund tranzicionit.

“Ora më e errët është ajo pak përpara agimit. Kështu ishte 31 vite më parë, kur Partia Demokratike e Shqipërisë u themelua për të ndarë të ardhmen nga e shkuara, për të sjellë lirinë, për të rrëzuar kultin e individit dhe për ta ribashkuar Shqipërinë me Perëndimin. Kështu është sot.

Prandaj ditët më të mira i kemi përpara. Demokratët do të bashkohen më #18Dhjetor për të zgjedhur sërisht të ardhmen, e me qytetari do ofrojnë modelin e ndryshimit që shqiptarët kërkojnë, për t’i dhënë fund tranzicionit”, shkruan Basha në postimin e tij në rrjetet sociale.

Gjatë ditës së sotme në selinë e Partisë Demokratike ishin disa prej ambasadorëve të vendeve të BE-së, që ua takuan me Lulzim Bashën.

Këto zhvillime në PD vijnë një ditë pas përplasjes së djeshme, ku Sali Berisha shkoi në seli, dhe mbajti mbledhje me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të PD-së, ndërkohë që Basha ishte po ashtu në një mbledhje me forumet e PD-së.

Basha dhe Berisha pritet të kenë përplasjen finale në datën 19 Dhjetor, ku Basha pretendon që të mbajë Kuvendin Kombëtar, ndërsa Berisha referendumin për shkarkimin e tij