Basha dënon dhunën ne PD : Berisha i dëshpëruar,Nuk mbajnë dot mbledhje këtu, jemi përgatitur të përballemi me çdo skenar

Kreu i PD Lulzim Basha ka vijuar të shprehë këmbënguljen e tij sa i përket rezistencës së bërë në zyrën e tij ku gjatë ditës së sotme ka pasur tentative për të hapur derën me forcë.

Basha tha se nuk do të kishte mundësi të mbahej ndonjë lloj mbledhje në atë sallë duke shtuar se nuk PD ishte përgatitur për çdo lloj skenari duke përfshirë këtu edhe dhunën që mund të ushtrohet.

Ndër të tjera ai bëri thirrje ndaj forcave të policisë që këta të fundit të hetonin personin që u shfaq në selinë e PD duke shkelmuar derën e zyrës dhe duke ngjallur panik. Basha tha se ky person kishte prcedentë të mëparshëm kriminalë në Mbretërinë e Bashkuar.

Si do të veproni nëse Komisioni i Rithemelimit vjen në këtë zyrë për të mbajtur mbledhjet e tyre?

Lulzim Basha: Të jeni të sigurtë që PD i ka gati çdo plan për tu përballur me çdo situatë dhe çdo skenarë. Ndërkohë që u bëj thirrje forcave të policisë të marrin veprime ndaj personave të cilët ishin ditën e sotme të cilët kanë dosje të hapura. Fatjon Dautaj është figurë kriminale në Mbretërinë e Bashkuar. Dyert mbeten të hapura për të gjithë ata që duan të luftojnë me Edi Ramën.

Spektaklet e Trekëndëshit të Bermudës janë vetëm shfaqje nga dëshpërimi. Dje Berisha ishte i dëshpëruar por edhe Rama është i dëshpëruar sepse e di se i është djegur karta e fitores së zgjedhjeve. Prandaj e pamë një non-grata dhe një tjetër që pritet të shpallet non-grata para shkallëve. Ata janë bashkë për ta mbajtur Shqipërinë në këtë situatë.