Basha: Demokratët nuk i bën kush “mish për top”as zoti Berisha…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në dalje të selisë blu ka dhënë një deklaratë kundër Sali Bershës i cili ka premtuar se këtë javë do të thërrasë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar për të kërkuar largimin e kryetarit aktual në PD.

Gjatë një prononcimi për mediat, Basha pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar tha se demokratët nuk mund t’i përdorë Berisha për interesat e tij personale.