Basha: Bashkë do ta largojmë këtë qeverisje antikombëtare!

Një ditë pas Protestës së 10 Kombëtare të Opozitës, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke shprehur mirënjohje të gjithë atyre që iu bashkuan në betejën kombëtare për Shqipërinë si gjithë Europa, siguron se bashkë do ta largojnë këtë qeverisje antipopullore dhe antikombëtare.
“Mirënjohje të thellë dhe falenderime nga zemra për të gjithë ata që na janë bashkuar në betejën kombëtare për Shqipërinë si gjithë Europa. Bashkë do ta largojmë këtë qeverisje antipopullore dhe antikombëtare. Sa më parë, aq më mirë për Shqipërinë,” shprehet Lulzim Basha përmes një mesazhi në rrjetin social Facebook ndërsa përfundon:
“Detyra më e madhe, prioriteti numër një, është t’ju japim shqiptarëve ndryshimin e vërtetë, fundin e tranzicionit, Shqipërinë e lirive, mundësive dhe mirëqenies për të gjithë. Shqiperia si Europa!”
Ja statusi i plotë: Mirënjohje të thellë dhe falenderime nga zemra për të gjithë ata që na janë bashkuar në betejën kombëtare për Shqipërinë si gjithë Europa. Bashkë do ta largojmë këtë qeverisje antipopullore dhe antikombëtare. Sa më parë, aq më mirë për Shqipërinë! Detyra më e madhe, prioriteti numër një, është t’ju japim shqiptarëve ndryshimin e vërtetë, fundin e tranzicionit, Shqipërinë e lirive, mundësive dhe mirëqenies për të gjithë. #ShqiperiasiEuropa.