Basha: Banda qeveritare harxhon miliona për fundjavë

 

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha iu përgjigj deklaratave të kryeministrit Edi Rama nga Berati në lidhje me ndihmën ekonomike, duke theksuar se në këtë qytet banda e qeveritare harxhon miliona lekë për ekskursionin e fundjavës.

Basha: A ka njeri që e beson mashtrimin e Ramës sot nga Berati se njerëzit preferojnë të marrin 50 mijë lekë ndihmë ekonomike në vend që të punësohen me rroga 400 mijë lekëshe???

Realiteti flet vetë me gojën e këtyre banorëve të Beratit, aty ku banda qeveritare po harxhon sot e nesër miliona lekë për ekskursionin e fundjavës, por asnjë kacidhe për njerëzit në nevojë ekstreme.