Basha :95 % e demokratëve duan të pastroj llumin 30 vjeçar të tranzicionit  

Sipas sondazheve 80% e PD është kundër jush. A do dorëhiqeni? Basha: Demokratët kërkojnë që të udhëheq luftën kundër llumit…
Në konferencën për mediat ku propozoi 3 amendamente për ndryshime kushtetuese, kreu i PD, Lulzim Basha u pyet ng gazetarja e TVSH Anisa Kadesha edhe për mbështetjen që ka në PD. Ai u pyet “nëse do jepte dorëheqjen pasi sipas në sondazhi rreth 80% e anëtarësisë së PD ishte kundër tij”.

Basha u përgjigj se një gjë e tillë nuk i rezultonte pasi në sondazhet e tij dilte totalisht e kundërta dhe shtoi se demokratët donin që ai të udhëhiqte luftën ndaj llumit të tranzicionit gjatë 30 viteve.

Sipas sondazhit 80% e PD është kundër jush. A do jepni dorëheqjen?

Lulzim Basha: Sipas sondazheve të mia, 95% e demokratëve, kërkojnë që unë të udhëheq PD në luftën kundër Rama-Doshi-Rakipi dhe që unë të pastroj llumin e 30 viteve në tranzicionit.