Basha 5 ditë në Washington, takime në Departamentin e Shtetit

 

 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka fluturuar këtë të diel drejt shteteve të bashkuara, ku do të zhvilloi një seri takimesh zyrtare.

Selia blu, nuk ka informuar për agjendën e takimeve të Bashës, por burime konfidenciale i thanë “Minerva”  se ai do të qëndroi në Uashington, deri në datën 12 korrik ku parashikohen edhe takime në Departamentin amerikan të Shtetit.

Vizita 5 ditore e kryetarit të Partisë demokratike Lulzim Basha, në Shtetet e Bashkuara, vjen në një moment të rëndësishëm politik në Shqipëri, kur opozita ka paralajmëruar një aksion të fortë kundër qeverisë ndërsa në opsionet e saj nuk janë vetëm protesta por dhe mundësia e bojkotit të institucioneve apo një vendim më ekstrem siç mund të jetë djegia e mandateve.