Bardhi sfidon Berishën; Nuk bën dot më Kuvend me Qifen .U talle me demokratët, nëse i ke firmat silli 

Sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi i bëri thirrje Sali Berishës që nëse i ka siguruar realisht firmat e 4200 delegatëve të Kuvendit Kombëtar të PD-së t’i depozitojë në protokollin e selisë blu dhe jo nga dera e pasme në zyrën e Edi Palokës. Numri dy i PD-së e cilësoi edhe njëherë veprimin e ish-kryeministrit, tallje dhe show, që duhet t’i japë fund.

“Për fat të keq dhe dua të shpreh keqardhjen time, tallja me anëtarët e PD-së vijon edhe sot. PD është institucion, respekti është primar, ne nuk veprojmë në ilegalitet, nuk kemi halle për zbatimin e ligjit dhe në funksionimin tonë kemi përgjegjësinë dhe detyrimin për të zbatuar rregullat e brendshme të PD-së, statutin. Dua të konfirmoj se në PD nuk ka ardhur asnjë kërkesë për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Ajo që shqiptarët dhe veçanërisht mbështetësit e PD-së kanë parë ka qenë një bllok i madh, tallje me mundin e demokratëve për halle dhe probleme personale sepse nuk u arrit që të siguroheshin ¼ e firmave të anëtarëve për nisjen e procedurës për thirrjen e Kuvendit. Nëse i kanë firmat ti depozitojnë në protokollin e PD-së, cdo institucion ka përgjegjësinë për të respektuar vullnetin e demokratëve.

Zyra nuk është e kryetarit të këshillit kombëtar, Edi Paloka e disponon si ish-n/kryetar dhe nuk e ka dorëzuar akoma. Pozicioni i kryetarit të këshillit kombëtar është honorifik. Tani na thuhet të hyjmë te kasaforta e zotit Paloka për t’i parë janë apo nuk janë firmat. Madje sot nga u tha vetë-verifikojini. Me kë tallen këta? Apo do të verifikojnë firmat e njëri tjetrit dhe do të duhet të respektohet si institucion” tha ai.

Prej mbrëmjes së djeshme mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës ka nisur debati për procedurën e dorëzimit të firmave, të cilat ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se janë 4200 dhe ja dorëzoi kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka. E ndërsa e cilësoi tallje, kreu i PD u shpreh sot se ka informacione se Berisha ka bashkëpunuar me kryeministrin Edi Rama për të bërë një “puç” në Partinë Demokratik

Tollovia e Berishës dhe “Qifja” që i mbush sallat e “Foltores”

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi u shpreh se në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha është një person që ka bërë fushatë për djalin e Aqif Rakipit, deputetin Orlando Rakipi.

“Po tani cfarë na u tha, “ejani atë ditë dhe verifikojini, ndonjë emër na e jep edhe “Qifja” (Aqif Rakipi) ta fusim aty, që të mbushim sallën. Kështu dëgjova dje se ky grupi nismëtar do të bënte certifikimin dhe aty ishte shefi i shtabit të Orlando Rakipit, e ka pasur përballë Flamur Noka. Dhe ky shefi i shtabit do të verifikojë mandatet? Organizator i shtabit organizator të “Foltores” tha ai.

Por a mund të verifikohen firmat ditën e mbajtjes së Kuvendit, sikur tha Berisha? “Statuti nuk parashikon verifikim të firmave nga një komision i ngritur në Kuvend. Është e pamundur fizikisht të verifikon 4-5 apo 6 mijë firma në një orë sa është afati i veprimtarisë.

Kjo tollovi është krijuar për shkak të marrëdhënies së Sali Berishës me SHBA-në dhe me këtë nuk kanë të bëjnë hallet dhe problemet e demokratëve. Nuk njoftohen me Facebook delegatët” tha ai.

Ai i sfidoi edhe njëherë. “A duan Kuvend, të sjellin firmat, ne nuk mbledhim organe partish me shpikje për halle personale”. Për Sali Berishën u shpreh se “Jam rritur me fotografinë e tij në shtëpinë time. Vij nga një qytet që është bastion i PD-së. Por kjo është parti e demokratëve. Nuk ka të drejtë askush të tallet për halle personale” deklaroi ai.

Por cfarë do të ndodhë në 11 Dhjetor, datë që Berisha ka programuar mbledhjen e Kuvendit? “Për të bërë miting sikur me gjasa do të bëhet në 11 Dhjetor… Kjo parti ka 650 mijë mbështetës dhe nuk është çudi që secili deputet të mbledhë 4-5 mijë veta në një sallë, aq më tepër kur e ndihmon edhe “Qifja”.

Kuvend me “Qifen” dhe njerëz, shefin e shtabit të “Qifes” nuk ka për të pasur. Në 2013 Dash Sulës ja hodhën mandatin dhe deputetit dhe i transferuan votat, ja dhanë “Qifes” tha ai.

Ky është ish-deputeti i PD-së që punoi për djalin e “Qifes”

Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi lëshoi akuza të forta  kundër ish-deputetit demokrat Keltis Kruja, i cili u shfaq mbrëmjen e djeshme në krah të Sali Berishës në momentin që ish-kryeministri njoftoi mbledhjen e 4200 firmave të delegatëve për të thirrur Kuvendin në 11 Dhjetor.

Bardhi tha se Kruja në zgjedhjet e 25 Prillit ishte shef i shtabit të Orlando Rakipit, djalit të Aqif Rakipit në Vorë, ndërsa sot, shtoi ai, kërkon të verifikojë firmat e delegatëve të PD-së. Një gjë e tillë, tha numri dy i PD-së, nuk ka për të ndodhur.

“Ish-deputeti i PD, Kruja (Keltis Kruja) ka qenë shef i shtabit të Orlando Rakipit e ka pasur përballë Flamur Noka në Vorë dhe për fat të keq për herë të parë pas shumë vitesh kemi pasur rezultatin më të dobët në histori edhe më keq se në 2017 dhe Vora është partia që ka nxjerr deputet Orlando Rakipin.

Zotëria që do të verifikojë mandatet e PD-së ka votuar nr. 12, që ka qenë numri i PS-së Edi Rama dhe 30-ta numri i Rakipit. Ai duke i shërbyer regjimit të Edi Ramës dhe demokratët duke luftuar për të ardhur në pushtet” tha ai.

Jo vetëm kaq. Ai kishte edhe një tjetër akuzë. “Njëri prej tyre që mbante kutinë (me firmat) më fort dhe ka filluar bërtet fort ka qenë anëtar i shtabit të Edmond Haxhinastos në njësinë nr. 4, këta nuk kanë lëvizur një gurë që PD të vijë në pushtet në 25 Prill” tha më tej Gazment Bardhi.

Sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi i bëri thirrje Sali Berishës që nëse i ka siguruar realisht firmat e 4200 delegatëve të Kuvendit Kombëtar të PD-së t’i depozitojë në protokollin e selisë blu dhe jo nga dera e pasme në zyrën e Edi Palokës. Numri dy i PD-së e cilësoi edhe njëherë veprimin e ish-kryeministrit, tallje dhe show, që duhet t’i japë fund.

Prej mbrëmjes së djeshme mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës ka nisur debati për procedurën e dorëzimit të firmave, të cilat ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se janë 4200 dhe ja dorëzoi kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka. E ndërsa e cilësoi tallje, kreu i PD u shpreh sot se ka informacione se Berisha ka bashkëpunuar me kryeministrin Edi Rama për të bërë një “puç” në Partinë Demokratike.

Por mesditën e sotme grupi i Sali Berishës reagoi. Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri deklaroi sot se firmat e mbledhura nga “Foltorja” e Sali Berishës do të verifikohen në datë 11 dhjetor përmes një komisioni të ngritur nga vetë Kuvendi. Ai u shpreh se firmat janë dërguar në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar Edi Paloka dhe kushdo që ka kuriozitet t’i shohë ato, mund ta bëjë, por verifikimin sipas tij mund ta bëjë vetëm Kuvendi./