Bardhi mesazh  drejtuar zyrtarëve të PD ne prag të protestës së Berishës. Ja çfarë pritet të ndodhë  

Ndërkohë që pak orë na ndajnë nga protesta e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha ku synohet që Lulzim Basha të nxirret nga zyra e kreu të PD, është zbuluar edhe një mesazh që sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi ka dërguar drejt Kolegjit të Kryetarëve.

Në mesazhin me shkrim, Bardhi u ka kërkuar anëtarëve të Kolegjit të Kryetarëve të PD që të jenë të pranishëm në mbledhjen e orës 11:00, ku do diskutohet për organizimin e partisë sipas vendimeve të marra në Kuvendin e datës 18 dhjetor.

Mesazhi i Plotë i dërguar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, drejtuar Kolegjit të Kryetarëve:

“Të nderuar Kryetarë,

Të shtunën, datë 8 Janar, ora 11:00 do të zhvillohet mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD për diskutimin mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 Dhjetor “Për miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike”. Në mbledhje merr pjese edhe Sekretariati i Partisë. Programi i diskutuar dhe miratuar nga Kolegji i Kryetarëve, do ti nënshtrohet më pas miratimit nga Kryesia e Partisë, e cila do të mblidhet po atë ditë.

Ju përshëndes,
Sekretari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi”.