Bardhi :“Kuvendi me 18 dhjetor”, Bardhi: U miratua nga shumica dërrmuese

Në përfundim të mbledhjes së kryesisë së PD Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi tha se zhvillimi i Kuvendit Kombëtar më 18 dhjetor u votua nga shumica dërrmuese.

“Pas gjithë këtyre orëve mbledhje dua të informoj opinionin mbi vendimin e marrë nga kryesia me shumicë dërrmuese të anëtarëve të kryesisë. Nisur nga situata e krijuar në PD pas shpalljes së Berishës “non grata” dhe dëmtimit të interesave të PD në rast të mosmarrjes së masave, me kërkesë të kryetarit të partisë kryesia e Pd vendosi thirrjen e kuvendit me 18 dhjetor ora 11 në pallatin kongreseve me rend dite si më poshtë: vendimmarrjen e situatave politike për të mbrojtur interesat e partisë. Miratimin e aksionit politik për të ardhmen e PD. Ky është vendimi që ka marrë me votë të shumicës dërrmuese të PD. Çdo anëtar do të jetë prezent për të shprehur vendimin e tij në mbledhjen e 18 dhjetorit”, tha ai.

“Kush do të bëjë revolucion, tubime në çdo datë mund ta bëjë por nuk ka lidhje me institucionet e partisë. Ka vetëm një mënyrë si mblidhet Kuvendi, kjo mënyrë është vendimi i sotëm. Vendimi i sotëm është vendim bashkues“, tha Bardhi teksa mes të tjerash ai lexoi edhe pikat e rendit të ditës së Kuvendit.

“E kam theksuar dhe në fjalën time, është moment i rëndësishëm. Duhet të jetë moment bashkimi, pavarësisht diferencave në mendim. Ftova dhe kolegët që mendonin ndryshe. Pati një refuzim prej tyre për të bërë rendin e ditës, pasi kanë përfshirë dhe çështje të tjera. Duke treguar edhe një herë se ajo çka ka ndodhur para 2 muajsh s’ka pasur lidhje me mbledhjen e PD apo të anëtarëve të Kuvendit për t’u dëgjuar. Në 18 dhjetori, ora 11 PD zhvillon mbledhjen e Kuvendit në Pallatin e Kongreseve.

I ftova kolegët që mendojnë ndryshe nga unë të propozojnë shtesë në rendin e ditës. Është refuzuar, nuk kanë pranuar. Nëse secili prej tyre do të propozonte shtesën e nje çështje të caktuar do të votoja pro. Qëllimi nuk është mbledhja e Kuvendit. Nuk ka 4200 firma të anëtarëve të Kuvendit. Nëse do të kishte do të ishin protokolluar. Mbajtja në kasafortë nuk do të thotë se ata marrin statusin e anëtarit. Më 28 dhjetor do të paraqiten anëtarët e PD. I kam ftuar që të depozitonin kërkesën sipas procedurave statutore kanë refuzuar.

Kryesia e partisë sot ka vendosur të mbajë Kuvend, të dëgjojë zërat dhe pakënaqësitë. Mblidhet sipas rregullave dhe secili duhet të respektojë institucionet. Unë nuk jam për përjashtime, por për përfshirje. PD ka nevojë për secilin prej anëtarëve të saj dhe të rritet më shumë. Nuk do të dëgjoni kurrë nga unë asnjë mesazh për përjashtim përveçse mesazh për bashki. Ky është një moment i vështirë për PD-në. Hallet personale t’i mbajnë jashtë kësaj godine. Cilido që ka kërkuar mbledhjen e Kuvendit ka një mundësi të artë të jetë atje i pranishëm. Jam i bindur se çdo anëtar i PD nuk do të marrë asnjë veprim që dëmton interesin e PD. Nuk jam këtu për të parashikuar se çfarë do të bëjë Berisha. E rëndësishme është që Kryesia e PD sot ka vendosur me shumicë dërrmuese të votave që të mblidhet Kuvendi. Do të mblidhemi dhe do të diskutojmë çdo çështje. Kush do të bëjë revolucion, tubime në çdo datë mund ta bëjë por nuk ka lidhje me institucionet e partisë. Ka vetëm një mënyrë si mblidhet Kuvendi, kjo mënyrë është vendimi i sotëm. Nuk bëhet as duke u bërë palë, as duke sakatuar përfaqësues.Vendimi i sotëm është vendim bashkues. Të qëndrojmë tek ky mesazh. Do të jemi bashkë në mbledhjen e Kuvendit më 18 dhjetor. Unë nuk di të them nëse ka ndryshime në anëtarësi, por anëtarët e Kuvendit janë të përcaktuar në statut”-tha më tej ai.