Bardhi i përgjigjet Berishës për bandat në PD: Petrit Mustafa e Fatjon Dautaj nuk shoqërojnë Bashën, por ish kryeministrin

Në deklaratën për mediat, sekretari i PD, Gazment Bardhi akuzoi sot ish kryeministrin Berisha se po kërkon të përplasë demokratët me demokratët.

Duke folur me emra Bardhi iu përgjigj akuzave të Berishës për banda në PD, ndërsa tha se Petrit Mustafa i dënuar për vrasje me 17 vite burg, si edhe Fatjon Dautaj i kërkuar i drejtësisë britanike shoqërojnë Berishën dhe jo Bashën në selinë e PD-së.

“Sado të përpiqet të shfokusojë vëmendjen realiteti është ky. Berisha është pakicë dhe nuk ka asnjë shanc që PD ta kthejë bunker ku strehët ai e trafikantë droge. Flet për banda në selinë e PD, vetë vjen i shoqëruar me trafikantë droge e quan bandë stafin e PD. Dhe ju flas me emra:

Petrit Mustafa i dënuar për vrasje me 17 vite burg, shoqëron Berishën jo Bashën
Fatjon Dautaj nuk shkelmoi zyrën e Berishës, shkeloi dyert e selisë qëndrore të PD, një person në kërkim nga Britania.

Nëse Berisha ka ndonjë fakt, t’i bëjë publike. por mos përpiqet që me gënjeshtra të ndryshojë dy realitete. Njerëzit e tij kanë folur për gjakderdhje, janë anëtarë të Komisionit të rithemelimit. Demokratët do vrasin demokratët, të përplasë demokratët me demokratët këtë qëllim ka Berisha? Demokratët nuk do përplasen për hallin personal të berishës.” u shpreh Bardhi.