Bardh Spahia: ‘Opozita  e mjeruar parlamentare’ ne sherbim te Ramës 

 

Kështu shprehet në një reagim të tijin në Facebook ish deputeti i PD-së Bardh Spahia.

Sipas tij, është e mjerueshme të kapesh pas një anije që po mbytet e nuk ka “opozitë” që e shpëton.

“Taulant Balla ua bëri të qartë se qeveria i vendos vetë prioritetet. Dmth flisni sa të doni, se na duhet justifikimi për një javë në popull për të mbrojtur karrigen e Edi Ramës por mos kini prentendime se do ndryshoni gjë!”, shkruan ndër të tjera Spahia.

Reagimi i plotë i Bardh Spahisë:

“E mbyllen nje jave ne muaj parlamentin qe te kryejne punet e Rilindjes, qe ka humbur komplet besimin edhe mes socialisteve me te bindur. Inskenuan nje seance per “hallet e popullit” e kur “opozitaret” e rinj po e merrnin seriozisht e po kerkonin zgjidhje per probleme te ndryshme, qe ne seancen e dyte ra maska!

Taulant Balla ua beri te qarte se qeveria i vendos vete prioritetet. Dmth flisni sa te doni, se na duhet justifikimi per nje jave ne popull per te mbrojtur karrigen e Edi Rames por mos kini prentendime se do ndryshoni gje!

Kjo eshte vec prova e rradhes se sa mjeran eshte ai parlament! “Opozita” jane thjesht numra (edhe kunder nuk u prish asnje pune) per t’i injektuar legjitimitet nje kryeministri te rrezuar qartazi qe nga 9 kushtet gjermane! Mjerim i madh te kapesh pas anijes qe mbytet! Eshte vetem ceshtje kohe por fundi nuk ndryshon. Ajo anije e kalbur do mbytet!”.