“Ballkani i Hapur “  Rama  kundër Escobar dhe SHBA-së: Nuk e kemi detyrim t’i kërkojmë 6 vendeve të na bashkohen

 

Iniciativa e “Open Balkan” ka nxitur replika të ashpra mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe përfaqësuesit të DASH, Gabriel Escobar, në takimin e zhvilluar online.

Përfaqësuesi i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor ka thënë se nisma do të jetë e suksesshme vetëm nëse përfshinë të gjashtë shtetet, kurse Edi Rama i është kundërpërgjigjur se nuk e kanë për obligim që të bindin të tjerët t’i bashkohen “Open Balkan”-it.

“Mbështetja për “Open Balkan” do të bëhet në bazë të kushteve që nisma të jetë hapur për të gjithë për anëtarësim të barabartë dhe jo shpërqendrim nga aspiratat evropiane. Pa të 6-ta vendet nuk mund të ketë sukses”, ka thënë Escobar.

Ai ka shtuar se nëse hapen kufijtë, atëherë duhet të ketë kontroll më të mirë, ndërsa specifikon se kjo për Serbinë nënkupton që kufijtë me Kosovën dhe “Republika Srpskan” të mbikëqyren si kufij ndërkombëtar.

“Nëse i hapni kufijtë duhet të keni kontroll më të mirë. Për Serbinë kjo nënkupton që kufijtë me Kosovën dhe Republika Srpska të mbikëqyren si kufij ndërkombëtarë”, ka thënë Escobar.

Ndërkohë Edi Rama në fjalën e tij ka konfirmuar se do të vazhdohet me “Open Balkan” dhe se nuk varet nga hartuesit e kësaj iniciative për të bindur dikë që t’i bashkohet ose jo.

“Nuk varet nga ne të bindim dikë që “Open Ballkan” është i hapur. Duhet të ecim përpara, nuk mund të presim. Varet nga gjithkush që të marrë vendimet e veta. Ne thjeshtë po zbatojmë procesin e Berlinit. Gjithkush të vendosë në mënyrë të pavarur çfarëdo do për vendin e vet. Falënderoj vërtetë gjithkënd dhe në veçanti Eskobarin”, tha Rama.

Në takimin e mbajtur dje ka munguar presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Moskë.