Baçi: Berisha kërkon ta kthejë PD në një mburojë të tij, shpërfill vendimin e SHBA

Nga OraNews

“Përplasja” mes ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe Kryedemokratit Lulzim Basha prej javësh është një nga temat më të diskutuara në media.

Publicisti Agim Baçi në një intervistë për RTV Ora, shprehet se hendeku është thelluar pasi Berisha kërkon që të shpërfill vendimin e SHBA që e ka shpallur person “Non Grata”.

Sipas tij Berisha kërkon ta kthejë PD në një mburojë personale.

Agim Baçi: Fatkeqësisht hendeku është thelluar shumë në këmbënguljen e Berishës për të shpërfillur një vendim të SHBA ndaj tij, është një qëndrim krejt i ndryshëm që ka mbajtur Berisha në lidhje me rastet e tjera. Berishës shpallja “Non Grata” nga SHBA tani nuk i duket një akt i rëndë por i duket një sfidë. Berisha kërkon ta kthejë PD në një mburojë të tij dhe ndihem i trishtuar për këtë.

Nuk mund ta degradoj debatin në skena publike që të thotë që ka hyrë një mik i imi dhe ka parë dokumentet. Në departamentin e SHBA nuk futen dosje bosh. Ka një paradoks të madh në të gjithë qëndrimet që ka Berisha.

Basha diskuton me kongresmenët për vettingun në politikë dhe zgjedhjet e lira: Prioritet absolut, ndarja nga e shkuara
Më tej ai thotë se shkak se përse PD ndodhet në një situatë të tillë është dhe mungesa e lidershipit.

Agim Baçi: Ajo që është e trishtueshme që është që gjuha lincuese është një gjuhë marksiste që ne duhet t’i kishim dhënë fund prej vitesh. Nëse PD ka ardhur deri këtu shkak padyshim është edhe mungesa e lidershipit.