Avni Bejkova :Sonet nga Uran Kostreci

Sonet nga Uran Kostreci

AVNI BEJKOVA

Një miku im, shok burgu i tim eti,
Një dit’ në kafene’ , më tha gazplotë:
–Sa rrashë e fjeta mbrëmë, u bë kiameti,
Më sulen komunistët goxha skotë,

Më lidhin me zinxhir, në bimcë, o Zot,
Prap’ më kllaposën -them-oh ç’më gjeti!
Nga ankthi u dirsa, frymë s’merrja dot…
U zgjova at çast… Shyqyr s’qe pe vërteti ! —

Kshu qeshi, atbot, Avniu që tash nuk rron…
Sa her fliste për burgje uri e tmerr
Dhe për heronj ballista t’zonës tonë,

Sikur t’a dija , e lusja Avninë e ndjerë;
– Ti, që i Ballit je e gjallë ikonë ,
Për Ballin fol, na bën të gjithve nder.