Asnjë hap pas, PD Dega Fier: Deri në largimin e hajdutëve të rilindjes!

Aksioni opozitar po vazhdon gjatë verës në të gjitha Degët e Partisë Demokratike në Shqipëri sipas axhendës së konfirmuar nga Kryesia dhe duke u bazuar në vendimin e 12 Korrikut të Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Kryetari i Partisë Demokratike Dega Fier, Luan Baçi, duke vazhduar takimet me strukturat e partisë, në Grup Seksionin “Fermë Çlirim” dhe jo vetëm, ka konstatuar një gatishmëri si rrallë herë për vazhdimin e betejës opozitare deri në largimin e Qeverisë.
“Rama ik, ne nuk ndalojmë, asnjë hap pas,” janë të vendosur demokratët e “Fermë Çlirim”.
Ndërkohë në Topojë, ku janë gati për protesta, demokratët shprehen se shumë socialistë të zhgënjyer dhe të mashtruar nga këta monstra, po bashkohen me Partinë Demokratike.
“Ne nuk ndalojmë deri në largimin e qeverisë së oligarkëve dhe hajdutëve të rilindjes,” shprehen të vendosur demokratët e Topojës: Rama ik!
Ndërsa në Libofsh dhe Agim pas diskutimeve mbi vazhdimin e aksionit opozitar të gjithë ishin dakord: “Nuk ndalemi, asnjë hap pas. Rama ik!”