Arrestohet kyetari i te Përndjekueve Politikë të Mirditës. Alibeaj: Lirojeni menjëherë dhe kërkoni falje publike

Enkelejd Alibeaj, kryetar i PD dhe i Grupit Parlamentar, kërkon lirimin e kryetarit të të përndjekurve politikë të Mirditës. Kol Nikolli u ndaluar në doganë teksa ikte për në Itali, sepse ndaj tij kishte një urdhër arresti per pjesmarje ne protesta kundër qeveisë.

Sipas Alibeajt, autoritetet shtetërore duhet t’i kërkojnë falje publike kryetarit të të përndjekurve. Kol Nikolli ishte në kërkim kombëtar për protestën e zhvilluar në muajin mars për rritjen e çmimeve, ku disa qytetarë vendosën kuti dhe bllokuan Rrugën e Kombit në hyrje të Rrëshenit.

“Ndalimi në kufi si një kriminel, i një personaliteti që përfaqëson të përndjekurit politikë, familjarisht te persekutuar nga komunizmi, siç është rasti i Kol Nikollit, është padyshim prova që ky pushtet është kundër qytetarëve shqiptarë. Në vend që të ndalojnë ata që me aferën e inceneratorëve vodhën 430 milion euro, ndalojnë Kol Nikollin, vetëm se pretendohet se ka dalë krah qytetarëve të vet që ngritën zërin për rritjen e çmimeve.

Pra, në shtetin e Edi Ramës, nëse vjedh 430 milion euro, shëtit i lirë e shkon në të gjithë botën, por ama nëse bën detyrën si qytetar i këtij vendi përfundon pas hekurave. PD i kërkon autoriteteve të lirojnë menjëherë kreu e shoqatës së të përndjekurve politikë Kolë Nikolli dhe ti kërkojnë falje publike”, shkruan kreu i Grupit të PD Enkelejd Alibeaj.