Arrestimi i Lefter Kokës, reagon Basha: Fakton denoncimet e PD por peshku i madh është Rama

Lulzim BASHA:

Arrestimi i sotëm i Lefter Kokës, është një tjetër prova që fakton denoncimet e PD-së. Ishte PD ajo që denoncoi në vitin 2018 për 400 milionë eurot që u janë zhvatur taksapaguesve shqiptarë. Arrestimi i ministrit të Ramës vërtetojnë akuzat tona.

Ne e dimë që ky nuk është peshku i madh, emrat e vërtetë që qëndrojnë pas kësaj afere janë të Edi Ramës, Damian Gjiknurit, Arben Ahmetajt, Klodian Zotos, Erion Veliajt dhe dy kryebashkiakëve të tjerë surrogato. Nuk mund të themi që është një ditë triumfi për drejtësinë, por është ndoshta fillimi i një procesi. Paratë e kujt po pastronte ministri i Ramës që është arrestuar sot.