Armikut te popullit tim!

Nga Fedinand Veliu

(Shikoje Shqipërinë monstër!I ngjan një të sëmuri që përpëlitet dhe ha çdo ditë pjesë nga trupi për të mbijetuar. E shkretove e sakatove,ti i ç’mënduri që një tufë bastardësh antikombëtarë të përzgjodhën për ti ngulur thikën e radhës pas shpine Atdheut tim të brishtë)

TE URREJ KRYEMINISTER!

Nëpër gjithë historinë botërore ti je rasti unikal i shpërdorimit më të madh të besimit.
Kurrë nuk ke qënë i drejtpërdrejtë,pavarsisht fasadës që ndërton në prapaskenë. Na blen,na shet na vret,na gjunjëzon,na tall,na grabit,na shtyn me vetdije në akte sublime.
Mjaft më,të urrej.Kryeministër.
Shikoje Shqipërinë monstër!I ngjan një të sëmuri që përpëlitet dhe ha çdo ditë pjesë nga trupi për të mbijetuar. E shkretove e sakatove,ti i ç’mënduri që një tufë bastardësh antikombëtarë të përzgjodhën për ti ngulur thikën e radhës pas shpine Atdheut tim të brishtë.
Të urrej .Kryeministër sepse na lë përballë fatkeqsive të vetëm,fshihesh,mandje kërkon të zëvëndësosh Zotin në qiell duke e fajësuar për bëmat e tua apokaliptike në tokë.
Ngrite ditë pas dite në sistem djaj të babëzitur të cilët po zbatojnë verbërisht epshet e tua hakmarrëse duke degraduar edhe ato pak vlera që trashëguam.Nuk ndalesh në mizorinë tënde,arrogant i pareflektueshëm që po mbjell vetëm fatkeqsi.Nuk të prekin lotë nënash që vajtojnë jetë të këputura në mes,jetë të larguara,jetë të kërcënuara çdo sekondë.Nuk të prekin foshnja që vdesin kasolleve nga uria dhe i ftohti,nuk të prekin qindra mijra që po ikin natën për ti shpëtuar mbretërimit tënd.
Je kthyer në një Neron ku klasa politike e lodhur me ish dhe bij ishësh të thur lavde se ke ndërtuar kopshtin më të bukur në botë.Po vërtet ekziston ky kopësht diku në Surrel sepse në cep të këtij vëndi çdo gjë e ke kthyer në ferr,ti dogmatiku shabllon,injorant sy veshur dhe sy plasur.
Të urrej nuk mund ta kuptosh sa të urrej,nuk është personale por kombëtare.
Kaq keq i bën popullit dhe vëndit tim ç’do ditë sa revolta ime nuk po gjën më fjalë në fjalor për ta përshkruar.Ae di pse o monstër ky Komb dhe fjalët krahasuese me mizorinë i ka të pakta në fjalor,kështu që po përdor huazime sepse ti je e keqe që nuk ka kufi.
Të urrej o Kryeministër,të urrej kaq shumë se je i pashpresë,i dëshpëruar që do të thotë nuk ke të ardhme dhe sinkron çdo sekondë prodhon dhe shpërndan vetëm dëshpërim.Ja more fytyrën dhe personalitetin gjithkujt,askënd nuk le pa goditur,nuk ndalesh,.Je dehur prej pushtetit të pamerituar duke i bërë karshillëk ç’do sundimtari gjakatar.Era dhe tymi i shkatërrimit që po lë pas ja kalojnë çdo lloj bombe të përsosur.
Ti je i lindur për të mbjelle të keqen,nëqoftëse do të kishte djall ai patjetër që do të kishte zili.
Të urrej z.Kryeministër për të vetmin fakt madhor….ke marrë peng dhe po ekzekuton ç’do ëndërr të popullit tim,me ty në krye dita lind e përgjakur me erë kufomash dhe re lotësh.