Armiku i ndarjes se pushteteve

Nga Oerd Bylykbashi

Kisinger thote: “Qellimi i ndarjes se pushteteve ishte te evitonte despotizmin dhe jo te siguronte qeverisje harmonike; cdo dege e pushtetit, ne ndjekje te interesit te vet, do te kufizonte teprimet [e degeve te tjera], duke i sherbyer ne kete menyre te mires publike”

Edi Rama ka qene armik i ndarjes se pushtetit qe nga dita zero e mandatit te tij. Me poshte eshte pjesa mbyllese e fjales sime te pare si deputet mbi programin e pare qeverises te kryeministrit Rama, me date‎ 15.09.2013:

[…] Ky kryeminister, per kater vjet te qeverisjes se PD 2009-2013, bllokoi vendin me c’mundi. Bllokoi ligje, bllokoi zgjedhjet, bllokoi parlamentin me bilbila grushte e ç’mundi. Inskenoi greva urie dhe ne fund edhe dhunen e 21 Janarit. Ky kryeminister, me kete rekord te erret dhe kercenues antishtet, u flet shqiptareve per integrim europian, bashkepunim me opoziten, gjithe perfshirje dhe konsensus. Kete thote ne program. Por lexoni fjalen e tij tre dite me pare dhe do te shihni arrogancen bulezuese qe shpalos. Edi Rama nuk arrin te mbuloje padurimin e tij per revansh. Vetem konsensus nuk gjen ne ato qe thote. Po jua citoj c’tha ne fjalen e tij:

“Në mbrojtje të bindjes sime të hershme se kur një vend qeveriset përmes padrejtësisë, është e kotë ta kërkosh drejtësinë në prokurori e gjykatë, dua t’ju them sot të gjithëve në këtë vend se sensi i të drejtës do të më udhëheqë, në çdo vendim e veprim si kryeministri juaj. …… Askush në këtë sallë nuk ka de jure imunitet kushtetues.”

Keto pasazhe flasin shume: Ky njeri i jep vetes tagrin e drejtesise. Ai e sheh veten mbi organet e drejtesise dhe do te nderhyje vete kur ta shohe ai te nevojshme, sepse ai nuk ka respekt per drejtesine. Kercenon çdo deputet! Dhe sa kohe e gjykon ai se c’eshte e drejte e cfare jo, ky kercenim eshte real.

Materializimi i ketij sensi te frikshem te berjes drejtesi eshte e vetmja gje ku une shpresoj qe Kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij nuk do ta mbajne fjalen dhe drejtesine do ia lene organeve te pavarura te drejtesise.‎ […]

Kjo ishte gati 5 vite me pare. Sic e shihni, nese Edi Rama ka plotesuar ndonje pike te programit te tij, shkaterrimi i sistemit te drejtesise, zevendesimi i ndarjes se pushteteve me qeverisjen e tij monolite, kthimi i tij ne gjyqtar suprem sic e profetizoi me 12 shtator 2013, eshte e vetmja pike e realizuar.

Fotografia e Oerd Bylykbashi