“Arestohret bosi kolumbian i kokainës”,-500 ushtarë për kapjen e kreut të klanit të Gjirit

 

Është arrestuar nga policia në Kolumbi, Dario Antonio Usuga, kreu i klanit të Gjirit, një nga njerëzit më të kërkuar në botë, që trafikonte sasitë më të mëdha të kokainës.

“Kjo është goditja më e rëndë që trafiku i drogës ka pësuar gjatë këtij shekulli në vendin tonë. Një sukses i tillë krahasohet vetëm me rënien e Pablo Escobar”.

Kështu u shpreh presidenti kolumbian Ivan Duque, duke dhënë disa detaje për Usugan, i cili u arrestua në Necocli, në verilindje të vendit, shumë pranë kufirit me Panamanë.

“Kjo ishte një ndër ekspeditat më të mëdha ushtarake në xhungël që vendi ynë ka realizuar ndonjëherë”, shton presidenti duke pranua dhe ndihmën nga inteligjenca amerikane dhe britanike për finalizimin e këtij operacioni.

49-vjeçari Dario Antonio Usuga ishte në kërkim prej më shumë se 6 vitesh. Ai akuzohet për disa krime të rënda, mes të cilave mund të veçohen vrasje dhe dërgesat e mëdha të kokainës drejt Europës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për “kokën” e tij ishte vendosur dhe një shpërblim prej 5 milionë dollarësh.

Detaje nga operacioni bëjnë me dije për arrestimin e Usugas u angazhuan 500 anëtarë të forcave të sigurisë, të mbështetur nga 22 helikopterë. Më pas, “Otoniel” u transferua me avion në Bogota, ku mbahet në ruajtje. Ai është nën hetim dhe në SHBA dhe rrezikon që të ekstradohet në këtë vend për t’u hetuar për krimet e tij.