Arba Kokalari: do udhëheq punën e BE kundër dhunës ndaj gruas

Arba Kokalari bëri të ditur në një postim në mediat sociale se është zgjedhur si Zëvendës President e Parlamentit Europian për Partitë Popullore të cilat janë dhe grupimi më i madh politik në këtë parlament. Me rastin e këtij njoftimin, ajo theksoi se “në komitet do të jem raportuesi përgjegjës që do të udhëheqë punën e BE-së për Stambollin, që është edhe mbrojtje për dhunën ndaj gruas”.
“Dhuna ndaj gruas është një problem serioz që kërkon veprim të fortë. Suedia ka nënshkruan konventën përkatëse. Tashmë është koha që këtë ta bëjë i gjithë Bashkimi Europian. Kjo është një temë shumë e rëndësishme për të moderuarit dhe unë do të jem motorri kryesor në realizimin e këtij qëllimi”, përfundon postimin Kokalari duke e shoqëruar me një foto të përbashkët me ish zëvendës kryeministren e irlandës Frances Fitzgerald, me të cilën pritet të bashkëpunojë për realizimin e qëllimit të mësipërm.
Arba Kokalari është deputete suedeze në parlamentin europian. Ajo ka lindur në Shqipëri dhe është e bija e ish ambasadorit tonë në Suedi, që sipas dëshmive të ndryshme u shkarkua nga detyra sepse raportoi në Komitetin e Çmimit Nobel për Ismail Kadarenë.
Arba Kokalari është mbesa e personalitetit shqiptar Musine Kokalari, e persekutuar personalisht nga diktatori Enver Hoxha për vuajtjet e të cilës dhe të familjes së saj është shkruar gjerësisht në këto 30 vitet e fundit.
Arba është deputete suedeze por shumcia e fansave dhe komentatorëve të saj në mediat sociale janë shqiptarë dhe komentojnë në gjuhën shqipe.
ermal ngjelina