“Anuloj konferencën”- Ibsen Elezi bojkotohet nga media : Gazetarët e dinë që gara me Berishën është farsë

“Sfidanti” i Berishës  Ibsen Elezi kishte paralajmëruar një konferencë për shtyp ditën e sotme në orën 15.00. Megjithatë, duket se Elezi është detyruar që të anulojë konferencën pasi asnjë gazetar nuk është paraqitur.

Në një reagim, Elezi kërkon korrektësi në pasqyrimin e fushatës ndërsa shton se nuk ka dalë “si manekinë për të biseduar në rrjetet sociale.”

REAGIMI

“Më vjen keq t’ju njoftoj se do e anuloj konferencën për shtyp për një arsye të thjesht, nuk është prezent asnjë gazetar. Duhet të ndodhte edhe kjo. Do t’ju kërkoja korrektësinë në pasqyrimin e kësaj fushate. Unë nuk kam dalë si manekinë për të biseduar në rrjetet sociale apo media, por është në dinjitetin e gazetarëve që të jenë prezent.”

Kujtojmë se Elezi është i vetmi që do të sfidojë ish-kryeministrin Sali Berisha në zgjedhjet e 22 majit për kreun e ri të partisë.

I pyetur nëse beson se mund të ketë shanse përballë liderit historik të demokratëve, ai është shprehur ditë më parë se demokratët nuk shkojnë më pas emrit, por vetëm pas asaj që ata përfaqësojnë.

“Nuk e di si mund të zhvillohet, por shanse për vota po, pavarësisht se jam në kushte të disfavorshme. Por besoj se ka shanse për një ballafaqim të fortë, pasi pjesë ma e madhe e anëtarësisë ka treguar se nuk e fokusuar vetëm tek Basha apo Berisha. Njerëzit nuk të ndjekin më thjeshtë për emër.”