“Antikomunistët” e Bllokut komunist

 

Nga Ilir Demalia

Bashkimi i “Bllokut” dhe “Blloqet e Bllokut”

Shtypi dhe rrjetet sociale, ishin mbushur në fund javë, me pjesë të librit të Isuf Kalos, “Blloku”, botuar nga shtëpia botuese Universiteti Europian i Tiranës me pronar Henri Çili.

Reagime, polemika, në shtyp dhe rrjetet sociale rreth librit dhe autorit, në këndvështrime të dyzuara sipas grupeve të interesit të grupeve, brënda grupit të madh të “Bllokut” dhe lidhjeve me “Bllokun” dhe jashtë “Bllokut” si bujtës të “Bllokut.. .

Nuk marr përsipër të gjykoj as aftësitë profesionale si mjek të z. Kalo, as përse Ai u zgjodh të jetë mjek i Enver Hoxhës, as përse Ai ka shkruar librin, të cilin e kam lexuar disa pjesë të botuara në shtyp. Nuk pajtohem me atë grup që thonë se Ai nuk paska të drejtë të shkruaj si ish mjek i Enver Hoxhës.

E drejta për të shkruar dhe për t’u shprehur është e drejtë themelore në një shoqëri të lirë. Në shoqëritë e lira dhe me demokraci, njerëzit kanë shkruar duke qenë të dënuar për krime, dhe i kanë botuar dhe janë shitur në treg pa asnjë lloj çensure.

Përsa kam lexuar pjesë të botuara në shtyp, (mbetet për të lexuar librin për të pasur një gjykim më të plotë) më duken më shumë si thashetheme të kohës, pa referenca dhe burime. Përsa përket historive roze dhe flirteve në bllok, diheshin dhe përfliteshin që në atë kohë në Tiranën e vogël që zvogëlohej dhe vazhdon të zvogëlohet si medim e qytetari.

Në Shqipëri kanë botuar Nexhmie Hoxha, e veja e Enver Hoxhës. Qemal Lame, ish kryetari hetuesisë së Republikes Socialiste të Shqipërisë në kohën më të egër të diktaturës dhe dhunës kriminale përdorur në qelitë ndaj të pandehurve, në kundërshtim me nenin shtatë të “Kodit Procedurës Penale” . Dilaver Bengasi, ish kryetari I hetuesise së Tiranës dhe më pas ish drejtori përgjithshëm i policies së RPSSH,që po ashtu mban pergjegjsi për krimin e torturës në hetuesi në kohën e tij, dhe për krimet dhe vrasjet në kufi, sidomos gjatë vitit 1990.

Po ashtu kemi libra nga “elita” intelektuale e regjimit komunist në postkomunizëm, duke e paraqitur “antikomunizmin” në post kohë, kur në kohën e regjimit i shërbyen me zellin dhe devotshmërinë e gjithë aradha e shkrimtarëve dhe artistëve që i kanë të zezë mbi të bardhë në veprat dhe publicistikën e tyre. Ashtu si edhe ofiqet.

Pastaj vijnë ata që ju ndalua shkrimi gjatë regjimit apo shkruan dhe më pas u burgosën, disa nga këta, si fëmijë të bllokut, u burgosën apo u interrnuan nga dënimet e baballarëve të tyre në luftën e bandës kriminalë që qeveriste Enver Hoxha, dishepulli i baballarëve. Shumica e baballarëve të tyre përbetoheshin edhe në burg, internim apo para pushkatimit, për Enver Hoxhën, për Partinë e idealet komuniste. Një ndër ta është edhe Rrahman Parllaku, që ka shkruar në post komunizëm, i dekoruar “Nderi Kombit”, nga presidenti demokratëve Bujar Nishani.

Fëmijët e sunduesve të “Bllokut” u rritën në “Bllok” si fëmijë të privilegjuar në çdo aspekt të jetës dhe dëshirave për jetën. Burimeve, kushteve dhe mirëqënies. Nuk janë aspak fajtor për këtë dhe nuk kanë pse gjykohen për këtë, mund të kishte qenë kushdo. Gjykimi i fëmijëve për baballarët, apo mburrja me baballarët dhe familjen dje, apo sot antipodi, me mburrjen e persekutimit dje të familjes dhe të afërmëve, është një mentalitet komunist si luftë-klasash. Neveritëse bëhet kjo, nga ata të cilët nuk kanë vuajtur realisht, por në të kundërt . . . dhe mundohen sot të gjejnë ndonjë të persekutuar në familje se kështu e kërkon koha! Ashtu si dje kërkonin komunist në familje, bënin lutje për parti edhe pse kishin ndonjë “kleçkë”! E bënin për ti hyrë në sy për mirë partisë, se kështu e kërkonte koha! Apo më larg akoma, kërkonin të hynin si nuse apo dhëndurrë në “Bllok” duke e pasur qëllim në vetvete, dhe pastaj, kur binte nga kali krushqia dhe kishin pasojat, mohonin martesën apo fejesën, dhe në postkomunizëm na e shesin si dissidence. Mos kalojmë tek ata që bëheshin bashkëpuntorë (nuk gjykoj ata që janë bërë nën tortura presione, i gjykoj për mos-sinqertetin dhe përdorimin në postkomunizëm, përsëri në shërbim të së keqes, temë tjetër kjo. . . ) me dëshirë për të ardhur në Tiranë, për një të drejtë studimi apo për një punë më të mirë dhe shumë prej tyre ishin provincialë apo me kleçka biografie.

Femijët e sunduesve të lartë të nomenklaturës së kupolës së lartë kriminale komuniste që kanë duart e lyera me gjak, gjatë luftës dhe pas luftës, ata të cilët u “rebeluan” siç po quhet sot llastimi i fëmijëve të borgjezisë komuniste, kanë shkruar edhe këta historitë e “Bllokut”, si Bashkim Shehu, Spartak Ngjela, Vera Bekteshi e.t.j

Por ka edhe nga ata që nuk kishin lidhje me bllokun, në të kundërt ishin njerëz të thjeshtë, shumë prej tyre ardhur ose paraqitur nga provincat, të kompleksuar nga “elita” qendrore dhe mahnitur nga “Blloku” dhe shërbëtorët “Bllokut” në letërsi dhe art, tipiku që më vjen ndërmënd tani është Visar Zhiti.

Këto dhe mjaftë të tjerë janë në një linjë me “Bllokun” ashtu si “Blloku” Isuf Kalos, i cili në trajtimin e Enver Hoxhës, me sa kam lexuar, mbetet për t’u lexuar libri i tërë, mundohet t’i japi nota njerzore dhe dhimbshurie kur na e paraqet me macen “Guxi”. Edhe nazistët luanin piano, por pastaj mbushnin vagonat me njërëz për t’i futur në cromatoriume. I njëanshëm kur shkruan, “dihej kush i pushkatoj ballistët në Lushnjë dhe ata të bombës në ambasadën sovjetike për Mehmet Shehun ”

Të gjithë së-bashku promovojnë si dissidence fëmijët e “Bllokut” shërbestarët e tyre. Ajo që i bashkon të gjithë këta është Ismail Kadare në “Bllok” dhe “Blloku” Kadare.

Ja çfarë shkruan Isuf Kalo në një pasazh, Bashkimi njihej atëherë si një prej “juniorëve rebelë” të Bllokut. Ai e adhuronte thellësisht Kadarenë dhe, falë talentit letrar që kishte, ëndërronte, madje kishte filluar që t’i ngjante atij, duke shkruar jo konform formës e stilit letrar që predikohej e dominonte asokohe.”
Diku tjetër Kalo e Krahason me Vasllav Havel ?!! Vasllav Havel as nuk shkruajti himne për regjimin, as nuk u bë deputet i parlamentit komunist, as nën/kryetar I Frontit Interrnim Debimeve e.t.c.

Kostumi Havel që duan ti veshin Kadaresë, nuk është vetëm tek Kalo, është tek të gjithë të “rebeluarit” e fëmijëve të bllokut dhe tek shërbëtorët e “Bllokut” Kadare. Janë Bashkim Shehu, Spartak Ngjela, Vera Bekteshi, Agim Myftiu e.t.j. Edhe Ismail Kadare është në një linjë me këta fëmijë të “rebeluar” të “Bllokut” në librat e tij, dhe sidomos në librin “Kohë e pamjaftueshme” të Ismail Elena Kadare, ku të gjithë “disidencën” e regjimit komunist në këtë libër, Ismail dhe Elena, na e sjell nga “Blloku”, a thua se “Blloku” ishte “Gulagu” shqiptar i burgjeve dhe internimeve të vrarëve dhe të sakatuarve nga regjimi “Bllokut” ?!!

Po të lexosh librin “Kohë e pamjaftueshme” e gjithë lufta kundër regjimit është zhvilluar në shtëpitë e Manush Myftiut, Adil Çarçanit, Mehmet Shehut, ku çfti Kadare drekonte dhe darkonte me fëmijët e tyre.

Po kështu i përgjigjen këta fëmijë të “llastuar” të bllokut Ismail Kadares, duke filluar nga Bashkimi e me radhë
Kryetari Hetuesisë së RPSSH Qemal Lame apo Avokati, Vera, Visari, të cilët kanë nevojë për një luajtje syri të Kadaresë, apo një fjalë për veprat e tyre, një parathënie apo botimin e tyre në Francë apo gjetiu, ku përdoren dhe përdorin ata Kadarenë, dhe Kadare, burgun e tyre si disidencë për Kadarenë.

Së fundi na vjen “Blloku” Isuf Kalos si kali i “Bllokut” në prezantim me Fatos Tarifën e “Bllokut” Sefos si prezantim i “Bllokut” për të plotësuar atë thënien e popullit, “njëra dorë lan tjetrën, të dyja lajnë fytyrën” .

Po e lajnë fytyrën me Henri Çilin, i cili i boton, promovon, të gjithë këta që përmenda dhe i ka profesor në UET duke plotësuar ëndrrën e hershme të fëmijërisë për ti shërbyer Enverit të “Bllokut dhe “Bllokut” të Enverit.

Sitemi shëndetsor i degraduar ashtu si edhe ai arsimor është problemi më i rëndë i së ardhmes nga “Kioskat” arsimore me injorancën funksionale që mbushin sot partitë dhe fomojnë administratën e shërbimit të shefit për shefin dhe mafjan e shefit nga shkollat e shitjes diplomave.

Të gjitha këta nuk thonë një fjalë për këtë, si përgjegjësi dhe ndërgjegje shoqërore, në të kundërt bëhën pjesë e “Piramidës Çili-Çljetave” të korruptit arsimor-mediatik.

A mund të jenë të besueshëm këta kur nuk thonë një fjalë për gjëndjen shtetërore sot të kapur nga krimi dhe trafiqet, korrupsioni dhe pastrimi parave që e kanë kthyer vendin në një geto kriminale, ku shqiptarët vetëm duan të largohen?!

Unë mendoj jo.

Shfaqja e fundit e “Bllokut” të Isuf Kalos, nuk do të jetë e fundit, nuk bëhet më fjalë për komunizëm, që tashmë ka vdekur si ideologji dhe si funksionim ekonomik. Behet fjalë për sundim të imoralitetit shërbimit komunist në demonkrakarikaturën shqiptare të krimit me bllokmen të rinj nga blloku i vjetër, pa moral dhe ndërgjegje në raport me të vërtetën. Pa kritere dhe raporte vlerash, por duke u bjerrë çdo ditë në mizerjen e gënjeshtrave si kulturë manipulim-simulimi

Po e mbyll këtë “Bllokun” me një pjesë të një Eseje të Patër Anton Harapit, tash 90 vjet më pare:
“Tue kërkue ta bajm jetë sa ma të lehtë, shvleftësuem jetën vetë.
Ky problem i madh, për mue, ka nji shkak të vetëm, nji spjegim të thjeshtë: rreziku i ynë pse vumë leskër kulture d.m.th. nuk morëm kulturën vetë, por morëm format e përftimet e kulturës dhe i përshtatëm; shndërruem vlerat objektive me vlerat relative; përparuem për dukë, ndërsa realisht në shpirt borëm shumë, mbetëm mbrapa; u dhamë randësi të parë mjeteve e harruem qëllimin; tue kërkue ta bajm jetë sa ma të lehtë, shvleftësuem jetën vetë. Lavrimi i mendjes, trajtimin e vullndesës, ndiesitë e nalta shpirtnore i qitëm e i lamë në vend të dytë e të tretë. Faktori shpirtnor nuk pati vendin e vet, vendin e parë. Ja, sot në Shqipni nuk të pyetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don të dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në Bankë. Nuk po lypet të jesh i dijshëm, as i aftë, mjaft të dijsh me u mbajtë dhe me u dukë i tillë.”

Këta janë shërbimi i “Bllokut” dje për “Bllokun” sot. Shoqëria shqiptare e mosndërgjegjësuar akoma duke vazhduar të përparojë për dukje, ndërsa realisht në shpirt është bjerë , ka mbetur mbrapa; dukë u sillur duke i dhanë randësi të parë mjeteve si shërbim ndaj plastifikimit të fytyrës sipas kohës, por rrudhat e gënjeshtrave nuk mbajnë më duke na u paraqitur në formën e demonkrakarikaturës me elitat e shërbimit të së keqes dje dhe sot.

*Titulli është i “Minerva”