Antiamerikanizmi është antishqipatrizëm !

Nga Nebil Çika

Një peticion kundër ambasadores në rrjete sociale, pa autorë zyrtarë, po qartësisht të kuptueshëm është kulmi i një fushate politike,zyrtare e publike,antiamerikane e nisur qe nga shpallja ,nom grata, nga presidenti Biden e ish kryeministrit Sali Berisha . Nuk është se antiamerikanizmi nuk ka ekzistuar në Shqipëri, madje ka qenë me i forti dhe më i egri e ka shkaktuar shumë viktima e dëme për popullin tonë gjatë diktaturës komuniste . Por pas rënies “de jure” të diktaturës në vitin 1992 forcat antiamerikane qenë tulatur apo edhe me keq në mënyrë hipokrite po silleshin më proamerikanë se vet amerikanët duke përfituar jo pak prej kësaj sjellje hipokrite .
Por pse pikërisht tani pas 30 vitesh antiamerikanët shqiptare u shfaqën serish të njëjtë të pa ndryshuar me mllefin që e kishin mbajtur brenda dhe veçanërisht me logjiken enveriste të rrënjosur në mendjet e tyre të shpëlara ?!  Motivimi është i njëjtë : Përfaqësuesja e SHBA po cënon sovranitetin e Shqipërisë, e njëjta akuzë që i behej shefit të misionit amerikan Harri Fultz në 1945 -46 por që vazhdan deri në fund të diktaturës .                Në kongresin e 8-të të PPSH-së, më 3.11.1981, Enver Hoxha udhëzonte komunistët  si të silleshin dhe akuzonte SHBA: “Imperializmi amerikan, duke e paraqitur veten, ashtu siç është, si mbrojtësi kryesor i sistemit botëror kapitalist dhe shfrytëzimit borgjez, si mburoja e të gjitha regjimeve reaksionare, të shteteve fashiste dhe të të gjithë tradhtarëve të popujve e kombeve të tyre, kërkon që lidershipi politik, ekonomik e ushtarak amerikan të pranohet pa hezitim nga të gjithë, që tërë reaksioni e kundërrevolucioni botëror të bashkohen në një kryqëzatë të vetme e nën agjendën amerikane, kundër revolucionit, socializmit, lirisë, pavarësisë e sovranitetit të popujve, të drejtave demokratike të njerëzve”. Pra siç mund ta lexoni edhe Enver Hoxha, fliste për “liri, demokraci sovranitet dhe të drejtat demokratike të njerëzve qe shkeleshin nga imperializmi amerikan “. E njëjta logjike dhe retorike me anti-amerikanët e sotëm.

Por nga se frymëzohet e motivohet rikthimi i antiamerikanizmit sot . Pa dyshim që frymëzuesi më i madh i antiamerikanizmit sot është Sali Berisha i cili për të njëjta arsye si Enver Hoxha , pushtetin personal, ka nisur një sulm në front të gjerë ndaj interesave e përfaqësuesve amerikanë në Shqipëri që pas shpalljes së tij non grata nga presidenti Biden . Atij i janë bashkuar klane e familje të njohura të nomenklaturës në Shqipërinë komuniste , media e biznese të dyshimta që po përpiqen të manipulojnë turma të dëshpëruara e të painformuara për të krijuar një linje zyrtare, politike e publike antiamerikane në Shqipëri .
Edhe Enver hoxha deri në 1946 deklarohej pro amerikan . Por kur ata kritikuan metodat e tij terroriste të marrjes se pushtetit dhe nuk njohën qeverinë komuniste në 1946 u kthye ne anti-amerikan i tërbuar dhe prishi marrëdhëniet me ta . Me pak fjalë rreth aksionit antiamerikan të Berishës janë bashkuar pjesa ish komuniste e PD dhe veçanërisht pinjollë të familjeve më kriminale të diktaturës komuniste jshte sajë . Këta e kishin të pa munduar që të dilnin si komunistë kundër SHBA prandaj zgjodhën si kamuflazh maskën “ e djathtë e antikomuniste” të Sali Berishës për tu bërë të besueshëm në opinion publik për ketë që po bëjnë, pikërisht atë maskë që ja çori SHBA me përcaktimin e tij “non grata” . Flasin në emër të së “djathtës antikomuniste” por në fakt janë përfaqësues politike e gjenetikë nga me të egrit të komunizmit. Analizoni emrat e tyre dhe kuptohet lehtë nga vijnë, kush janë e me kë janë.

Në fakt e djathta antikomuniste shqiptare ka pasur qasje historike ,gjë që vazhdon ta ketë edhe sot, krejt të kundërt me atë të Enver Hoxhës dje dhe Sali Berishës sot, për rolin amerikan në sovranitetin ,pavarësinë lirinë dhe demokracinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve .
E djathta antikomuniste beson që pa ndihmën e SHBA nuk do të kishte fare një shtet Shqiptar duke iu referuar qëndrimit te Presidentit Uillson në 1918. Pa ndihmën e SHBA-ve nuk do te kishte liri e demokraci shoqërore dhe për këtë i referohet kontributit te Presidentit Regan ne fund te viteve 1980 në përmbysjen e komunizmit ne Evropë, përpjekjeve të ambasadorit Rajerson në fitoren ndaj komunistëve në Shqipëri në 1991-92 .

E djathta antikomuniste është e bindur qe çështja kombëtare shqiptare ekziston e do të zgjidhet vetëm me ndihmën e SHBA dhe për këtë i referohet ndërhyrjes së Presidentit amerikan Klinton dhe ushtrisë amerikane në Kosovë, bombardimin e Beogradit në 1999 që shpëtoi gjysmën e kombit tonë nga gjenocidi serb . Llogarisin këtu anëtarësimin e Shqipërisë në NATO edhe shpalljen dhe njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga Presidenti Bush , Marrëveshjen e Ohrit të realizuar nën kujdesin amerikan që iu dha shqiptarëve gjysmën e pushtetit në Maqedoni etje . Pra atë, ndërhyrjen amerikane, që Enver Hoxha dhe Sali Berisha e cilësojnë si “shkelje të sovranitetit “ e djathta antikomuniste e konsideron si garant të sovranitetit , lirisë dhe demokracisë në Shqipëri. Dhe ka prova e fakte, historike e aktuale , për këtë .

Rikthimi publik e zyrtar i antiamerikanizmit në Shqipëri ka edhe arsye ndërkombëtare . Me kryesorja është agresioni rus në Ukrainë që në fakt është një luftë e hapur midis Rusisë dhe Perëndimit nën drejtimin e SHBA . Putin e akuzon Amerikën autoren e rënies se komunizmit ne Evropë dhe shkatërrimin e Bashkimit Sovjetik te cilën e konsideron humbjen me të madhe të Rusisë. Edhe serbët akuzojnë SHBA për prishjen e ish Jugosllavisë, humbjen e Kosovës dhe privilegjeve të tjera në ish –Jugosllavi. Të gjitha këto kanë ndikimin e tyre në Shqipëri . Ne periudhën e komunizmit jugosllavet e më pas sovjetiket kontrollonin pothuaj gjithçka dhe mbi të gjitha kishin fanatikë dhe sidomos agjentë të tyre në radhët e komunistëve shqiptar në të gjitha nivelet . Në kushtet e luftës me perëndimit këto “celula “ antiamerikane ruso-serbe me të gjitha gjasat janë riaktivizuar dhe investuar në këtë linjë politike e publike antiamerikane . Jo me kot administrata amerikane dhe shërbimet sekrete të SHBA kanë përcaktuar Ballkanin Perëndimor si vatrën e dytë, pas Ukrainës, të luftës me Rusinë dhe antiamerikanizmi është pa dyshim pararoja politike e ideologjike kësaj lufte .Në këtë linjë do te duhet te llogarisim  edhe keto ndikimet antiamerikane që vijnë nga lindja për arsye nga më të ndrysheme por që kanë te gjitha gjasat ti bashkohen kësaj  linje historike antiamerikane shqiptare që po mundohet të riorganizohet sot .

Tani në këtë “dalldinë” antiamerikane qe Berisha dhe mbështetësit e tij ,kryesisht ish komuniste e pinjollë të tyre, po mundohen të ngjallin në Shqipëri ka edhe njerëz që e dinë veten pro amerikanë madje kanë vuajtur në komunizëm për këtë e megjithatë i janë bashkuar lëvizjes antiamerikane të Berishës. Në politikë vlerësohen aktet dhe jo ajo çfarë ndjen ti përbrenda dhe bashkimi me aksionin antiamerikan të Berishës është antiamerikanizëm . Pas këtij peticioni , pra daljes hapur të antiamerikaneve shqiptarë,  çdo njeri, politikan apo jo, që për motive nga me të ndryshmet i është bashkuar kësaj histerie antiamerikane njëherazi edhe antishqiptare duhet të rishikojë me kujdes pozicionin e tij , Çdo veprim ne këtë linjë është një kat kundër sovranitetit të Shqipërisë dhe Kosovës , të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni e Mal të Zi , Preshevë e Bujanovc . Është një akt mosmirënjohje për çdo akt e aksion amerikane në mbrojtje të interesave ,integritetit, lirisë kombëtare e shoqërore të shqiptareve. Për ata që e kanë problem historinë është edhe një njollë që ja lënë brezave që vijnë, fëmijëve e nipërve të tyre. Historia të gjykon dhe nuk pranon justifikime :
Antiamerikanizmi është ,100 % , antishqiptarizëm !

.