Anglia: Kina duhet t’u përgjigjet disa pyetjeve të vështira

Ministri i Jashtëm britanik Dominic Raab tha se Kinës do t’i duhet t’u japë përgjigje pyetjeve të vështira në lidhje me mënyrën se si u shfaq lloji i ri i koronavirusit (Covid-19) dhe nëse ka qenë e mundur apo jo ndalimi i epidemisë shumë më herët.

Në përgjigje të një pyetjeje mbi “larjen e hesapeve” me Kinën në konferencën e përditshme për shtyp, Dominic Raab tha se zhvillimet në lidhje me epideminë duhen rishikuar edhe një herë, duke përfshirë edhe shfaqjen e llojit të ri të koronavirusit, dhe këtu duhen marrë për bazë orientimet shkencore.

“Në këtë çështje ne duhet të marrim në konsideratë të gjitha aspektet dhe të jemi të ekuilibruar. Por nuk ka dyshim se pas kësaj krize, gjërat nuk do të jenë më si më parë. Do të duhet të bëjmë pyetje të vështira se si erdhi ky (virus) dhe ka pasur apo jo mundësi që epidemia të ndalej më herët”,- u shpreh sekretari i Jashtëm britanik.

John Sawers, ish-shefi i shërbimit të inteligjencës së huaj në Mbretërinë e Bashkuar MI6, tha në 15 prill se Kina nuk i kishte ndarë që në fillim me botën informacionet lidhur me epideminë e Covid-19, dhe ajo duhet të mbajë përgjegjësi për këtë.

Virusi, i cili u ka marrë jetë mijëra njerëzve deri më tani, u shfaq dhjetorin e kaluar në një treg kafshësh të egra në qytetin Wuhan të Kinës dhe pastaj u përhap në të gjithë botën brenda një kohe të shkurtër.

SHBA – Inteligjenca nis hetimet: Koronavirusi mund të ketë dalë nga një laborator kinez në Vuhan | TRT Shqip
SHB